Kunguj me cikore, capperi dhe ullin
Kunguj me cikore, capperi dhe ullin

Kunguj me cikore, capperi dhe ullin

Kuzhint.com

– Receta gatimi për “Kunguj me cikore, capperi dhe ullinj” Përbërësit: - 2 kunguj - 8 lugë gjelle vaj ulliri - 2 cikore - 1 lugë caji sheqer - 2 lugë gjelle pure ulliri - 1 lugë gjelle uthull - lëngu i limoni - rreth 50 gr ullinj - rreth 10 gr capperi - kripë .

Për të gatuar kunguj me cikore, capperi dhe ullinj veprojmë në këtë mënyrë: Presim kungujt në feta me trashësi rreth 1 cm.

I marinojmë me kripë, piper dhe rreth 2 lugë gjelle vaj ulliri.

E presim cikoren në gjysëm për së gjati.

E marinojmë me kripë, piper, sheqer dhe 2 lugë gjelle vaj ulliri.

Pjekim kungujt dhe cikoren në zgarë për rreth 3 minuta nga secila anë.

Ndërkohë përziejmë purenë e ullirit me vaj ulliri, lëngun e limonit dhe uthullën.

Shërbejmë kungujt dhe cikoren të spërkatur me salcën që përgatitëm. Ju bëftë mirë...


Fjalet kyqe : gjellera  kunguj  cikore  capperi  ullin  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Pogaqe
Gurabija dy ngjyrshe
Medaillons me gjalp dhe thymian