Kumbulla të pjekura
Kumbulla të pjekura

Kumbulla të pjekura

Kuzhint.com

Përbërsit:

6 kumbulla të mëdha, të ndara në gjysmë,

1 lugë gjelle gjalpë të shkrirë,

1 lugë gjelle sheqer,

1/2 gote kosë,

2 lugë gjelle lajthi të coptuara,

2 lugë gjelle mjaltë.

Furra duhet nxehur në temperaturë 190 gradë celsius.

Në tepsi vendoset një letër kuzhine, ose tepsia lyhet me gjalpë.

Kumbullat vendosen në tepsi (pjesa e prerë të jetë sipër) dhe lyhen me gjalpin e shkrire dhe pak sheqer.

Lihen të piqen për 15 minuta ose derisa të lëshojnë pak lëng.

Kumbullat e pjekura servohen në katër pijata të vogla dhe dekorohen më nga dy lugë kos, mjalt dhe lajthi.


Fjalet kyqe : embelsira  kumbulla  pjekura  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Muaji i lindjes, tregues i sëmundjeve që mund t’iu prekin
Krepa me fruta të ndryshme
Fruta pasioni me ricota dhe kanellë