Kulaqë te mbushura me spinaq dhe djathë kaqkavallë
Kulaqë te mbushura me spinaq dhe djathë kaqkavallë

Kulaqë te mbushura me spinaq dhe djathë kaqkavallë

Kuzhint.com

Perberesit per 20 kulaq: Nje kube kfasac i fresket (maja), nje luge qaji e gjysem sheqer, nje ve, 200 ml uje te vaket, 200 ml qumesht i vaket, 100 ml vaj, 2 luge qaji krip, miell sipas nevojes (deri te formohet brumi e nuk ngjitet ne duar)

Perberesit per mbushjen: 1. 5 kg Spinaq i fresket ose nje pako spinaq nga frizi, nje qepe, nje thelb hudhre i bluar, nje luge gjelle salc e trash domatesh, krip, piper te zi dhe piper te kuq, vaj, kaqkavall sipas deshires dhe nevoje.

Pergaditja e Brumit : Tretim kfasacin (maja) ne qumeshtin e vaket pastaj ia shtojme perberesit e tjere.

Ngjeshim brumin deri sa te behet nje brum i bute pastaj e mbulojme brumin dhe e lem 45 minuta qe te dyfishohet.

Pergaditim mbushjen: Spinaqin e fresket e pastrojme mire pastaj e presim ne fije.

Nese perdorni spinaq nga frizi e leni te shkrihet mire.

Qepen e qerojme dhe e presim imet.

E fergojme ne tigan te nxeht me pak vaj pastaj ia shtojme hudhren dhe krejt ne fund spinaqin.

E lem mbi zjarre deri sa te largohet lengu qe ndodhet ne tigan.

Ia shtojme salcen nga domatja si dhe melmesat.

E perzijme masen dhe e largojme nga zjarri.

Nga brumi bejme 20 kuleq te vogel i lyejme me vaj dhe i lem edhe 15 minuta te tjera te pushojne.

Mandej me gishtri te lyer me vaj i shtypim pak ne mes i vendosim ne tepsi te mbushuar me leter per pjekje dhe siper ia hedhim mbushjen qe kemi pergaditur me heret.

I lyejme me te verdhen e vezes dhe i hedhim siper kaqkavalla.

I lem edhe pak te pushojne.

Kuleqet te pjeken ne furre ne 180 Grad 30 minuta.

Keshille: Mbushjen ju mund ta beni edhe me suxhuk, peshk tuna, perime, sallam ose mish te bluar dhe siper ti hedhni kaqkavall.


Fjalet kyqe : vaj  krip  piper  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Krem pastiqerie (pudingë) per femije
Si te dobsohemi me leht me uthull molle?
Rrole dy ngjyrshe