Kujdes nga limoni që ju serviret me pije
Kujdes nga limoni që ju serviret me pije

Kujdes nga limoni që ju serviret me pije

Kuzhint.com

Kujdes nga limoni që ju serviret në pije!

Edhe pse dihet se limoni ka disa veti kundër zhdukjes së mikrobeve, studimet tregojnë se një gamë e gjerë e mikroorganizmave të dëmshëm për shëndetin mund të mbijetojnë edhe në një limon të copëtuar.

Një fetë limoni mund të rifreskojë pijen dhe të përmirësojë shijen, megjithatë, është e mundshme që së bashku me fetat e limonit të konsumoni edhe një numër të madh mikrobesh.

Në një studim të kohëve të fundit, të publikuar në Journal of Envrionmental Health hulumtuesit shqyrtuan koren dhe mesin e 76 copa limonësh.

Fetat e limonit janë mbledhur gjatë 43 vizitave në 21 restorante.

Rezultatet treguan se në 70% të mostrave të limonit, të cilat janë përdorur në gotat e pijeve, kishin një numër shumë të lartë mikrobesh.

Mostrat janë mbledhur në momentin kur është shërbyer pija ose para ndonjë kontakti tjetër fizik, por studiuesit nuk mund të dalin në një konkluzion të qartë, nëse mikrobet e gjetura e kanë origjinën nga restoranti, ndotja, apo nga transporti, raporton Huffington Post.

Pronarët e restoranteve dhe kafeneve, duhet të jenë të vetëdijshëm se me limonin e vendosur në një gotë, vendosin mikrobet potencialisht patogjene.

Filip Tierno, profesor klinik i mikrobiologjisë dhe patologjisë, kreu një eksperiment të ngjashëm, ku doli në konkluzionin se rreth gjysma e mostrave të mbledhura nga restorantet, janë të kontaminuara me jashtëqitje të njeriut.


Fjalet kyqe : keshilla  kujdes  limoni  serviret  pije  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Pulë me xhenxhefil dhe limon
Toptha me gjize te mbeshtjellura me shege
Pastaj i hodhi dorën motrës dhe shiko se si duken tani: Kjo histori do ju lërë p