Kuinoa - Mbretëresha e të gjitha drithërave
Kuinoa - Mbretëresha e të gjitha drithërave

Kuinoa - Mbretëresha e të gjitha drithërave

Kuzhint.com

A jeni në kërkim të një produkti ushqimor bimor që nuk mund të modifikohet gjenetikisht? Një ushqim që ka më shumë fibra sesa vetë gruri, me shumë vitamina, tejet ushqyes për organizmin dhe me pak kalori? Me siguri që po...

Epo kjo nuk është as utopi, as ëndërr.

E ka një emër dhe quhet kuinoa.

Kuinoa (quinoa), është mbretëresha e të gjitha drithërave.

Me të drejtë ajo është quajtur herë si super ushqim dhe herë të tjera një nga farat më të mira, duke pasur parasysh minierën e pasur të vlerave ushqimore që përmban.

Kuinoa në natyrë gjendet në tre lloje kryesore: e kuqe, e zezë dhe e bardhë.

U kultivua për herë të parë në Bolivi, disa qindra vjet më parë.

Ajo çka e bën kuinoan bimën e mrekullueshme dhe kaq të shëndetshme është, mbi të gjitha, lajmi i mirë që ajo nuk mund të modifikohet gjenetikisht (OMGJ).

Pra, ajo rritet në mënyrë organike.

Viti 2013 u quajt viti ndërkombëtar i Kuinoas nga Kombet e Bashkuara, kjo për vlerat e mëdha që ajo përmban, si dhe për sigurinë e plotë si produkt.

Por le të ndalemi te disa nga vlerat e saj...

Një alternativë proteinash të pastra Nga një studim i kryer në Universitetin e Kilit, në vitin 2009, u zbulua se 15 përqind e përmbajtjes së përgjithshme të kuinoas është proteina, më shumë se dyfishi i sasisë që gjendet në shumicën e drithërave standarde.

Aleatja kundër hipertensionit dhe diabetitKuinoa është arma më e fuqishme kundër diabetit dhe hipertensionit.

Ishte Universiteti i Brazilit në San Paolo ai që arriti në këtë konkluzion.

Gjatë një studimi, studiuesit vunë re se konsumimi i kuinoas ulte nivelin e glukozës në gjak te personat që vuanin nga diabeti.

Gjithashtu kishte efekte shumë pozitive në sistemin kardiovaskular.

Kuinoa kontrollon oreksinAskush nuk dëshiron të ketë një oreks të shtuar.

Epo duket se kuinoa e zgjidh këtë problem.

E gjitha kjo falë proteinave dhe fibrave që ajo përmban.

Konsumimi i kuinoas na mban më gjatë të ngopur se të gjitha ushqimet e tjera.

Prandaj studiuesit e sugjerojnë kuinoan si një derivat shumë të mirë ushqimi për të gjithë ata që duan të mbajnë dietë.

Qëndroni të rinj me kuinoaHulumtuesit e një universiteti italian dolën në përfundimin se kuinoa është një burim i shkëlqyer i fenoletve, të cilat shkatërrojnë radikalet e lira në gjak.

Si rezultat, kuinoa mund të ndihmojë në ngadalësimin e procesit të plakjes.

Ajo ul rrezikun e kancerit dhe vonon shfaqjen e rrudhave në lëkurë.

Epo çfarë prisni akoma? Nuk ka rëndësi nëse e konsumoni kuinoan në mëngjes, në drekë apo në darkë.

E rëndësishme është ta fusni atë në menunë tuaj të përditshme.

Edhe pse konsiderohet si një drith (në fakt kuinoa është farë perimeje), mund ta krahasonim me familjen e spinaqit apo rrepave.

DOBITË E KUINOAS.

Ka shumë proteina.

Kuinoa do të mund të krahasohej me qumështin përsa i përket sasisë së proteinave.

Thënë ndryshe, ka vlera të shtuara ose më shumë proteina se orizi, gruri dhe mielli.

Është një burim i mirë i riboflavinës.

Kjo ndihmon në uljen e spazmave migrenoze sepse konsumimi i kuinoas ndihmon që trupi të djegë më shumë energji, e cila tejçohet edhe brenda qelizave të trurit.

Elementët që ndodhen te kuinoa ndihmojnë në shërimin e shumë plagëve të lëkurës.

Të paktën në Amerikën e Jugut, kuinoa është përdorur për një kohë të gjatë nga mjekësia popullore për këtë shërbim të çmuar.

5. 14 filxhani me kuinoa ka vetëm 172 kalori

Kuinoa nuk klasifikohet te gruri apo te drithërat.

Fakti që nuk ka shumë karbohidrate, s’ka gluten (pra nuk ka rrezik alergjish), e bën kuinoan zgjedhjen më të mirë të miliona njerëzve anë e mbanë botës, të cilët jo vetëm që kanë rënë nga pesha, por edhe kanë shpëtuar nga alergjia ushqimore.

Kuinoa ka një numër të lartë të mineraleve, vitaminave, yndyrave dhe proteinave.

Kështu fare lehtë, kuinoa mund të bëhet një vakt i plotë nëse e shtoni në sallatë apo e konsumoni me perime.

Mos harroni:Efektet pozitive shëndetësore që kanë ushqimet e mira, shkojnë përtej vitaminave dhe mineraleve dhe ne e dimë tanimë këtë fakt.

Ka me qindra ushqyes të rëndësishëm te kuinoa, disa prej të cilëve janë ekstremisht të shëndetshëm.

Antioksidantët, përshembull, kjo falë flavonoidëve që kuinoa përmban.

Gjithashtu kuercetina dhe kimferoli, janë dy nga elementët kryesorë, të cilët gjenden te kuinoa dhe që luftojnë sëmundjet anti-inflamatore, antivirale, antitumoriale dhe antidepresive.

Kuinoa nuk ka gluten, çka e bën një alternativë shumë të mirë zgjedhjeje për të gjithë ata që janë alergjik ndaj glutenit.

Kuinoa ka shumë minerale, veçanërisht magnez.

Minerale, të cilat ne nuk i marrim gjatë dietave tona ushqimore

Kuinoa nxit metabolizmin duke na bërë që të djegim më shumë kalori.

Kuinoa është e mbushur me antioksidantë.

Vlerat ushqyese në një filxhan kuinoa:

Proteina: 8 gr,

Fibra: 5 gr,

Mangnez: 58%,

Fosfor: 28%,

Acid folik: 19%,

Bakër: 18%,

Kalium: 9%,


Fjalet kyqe : keshilla  kuinoa  mbreteresha  gjitha  dritherave  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Fete Pule (shnicla)
Supë orizi me vezë dhe limon
Lëngu freskuse me luleshtrydhe