Kube me qokollad dhe biskota
Kube me qokollad dhe biskota

Kube me qokollad dhe biskota

Kuzhint.com

Kube Me Hurma Përbërësit: 200gr biskota 150gr hurma 100gr lajthi 150gr gjalpë 100gr qokollatë për gatim 50ml rum 1 vezë 1 lugë kafeje kanellë 100ml qumësht Përgatitja: Në enë të madhe e të thellë i thyejmë biskotat me duar.

I thërmojmë lajthitë dhe i shtojmë në enën e madhe. Hurmat i presim në copë dhe i shtojmë në enë.

Në tenxhere në zjarr e hedhim qumështin dhe gjalpin.

Pasi shkrihet gjalpi, e heqim tenxheren nga zjarri. Në tenxhere e shtojmë rumin dhe kanellën.

Përziejmë me tel kuzhine dhe e shtojmë vezën.

Këtë masë e derdhim në enën e madhe.

Përziejmë me lugë. Masën nga ena e vëmë në pjesën e poshtme të tabakasë për torta.

E rrafshojmë sipërfaqen. Qokollatën për gatim të copëtuar, e shkrijmë në enë mbi avull.

Në enë hedhim vaj, që qokollata të fitojë shkëlqim. Qokollaten e shkrirë e derdhim mbi ëmbëlsirë.

Pasi shtrëngohet masa, e presim në copë katrore nga 3cm.

Kubet me hurma i vëmë në pjatën për ëmbëlsira. recetagatimishqip


Fjalet kyqe : embelsira  kube  qokollad  biskota  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Jiaozi në Kinë- Ravioli në Itali- Pelmeni në Rusi
Ballokume të shijshme
Kekë i shpejt me çokokrem