KUBE ME KEKSA
KUBE ME KEKSA

KUBE ME KEKSA

Kuzhint.com

KOHA E PËRGATITJES: 20minuta PËRGATITJA: 200 gr biskota 150 gr hurma 100 gr lajthi 150 gr gjalpë 50 ml rum 1 lugë Kafeje kanellë 100 ml qumësht 180 gr karamel për gatim Në enën e madhe e të thellë i thyejmë biskotat me duar.

I thërrmojmë lajthitë dhe i shtojmë në enën e madhe.

Hurmat i presim në copë dhe i shtojmë në enë. Në nje tenxhere në zjarr e hedhim qumështin dhe gjalpin.

Pasi shkrihet gjalpi, e heqim tenxheren nga zjarri.

Në tenxhere e shtojmë rumin dhe kanellën.

Përziejmë me tel kuzhine dhe këtë masë e derdhim në enën e madhe.

Përziejmë me lugë.

Masën nga ena e vëmë në pjesën e poshtme të tabakasë për torta.

E rrafshojmë sipërfaqen. .

E shkrijmë në enë mbi avull karamelin dhe ne të hedhim vaj, që të fitojë shkëlqim. Me ndihmën e nje shpatulle kuzuine e zbukurojm duke e rrafshu ne te gjitha anet. Servohet e ftohte JU BËFTË MIRË!!!


Fjalet kyqe : embelsira  kube  keksa  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Trileçe me karamel
Specat, pesë arsye pse duhet t'i konsumojmë
Petulla qe nuk pijne aspak vaj