KROKETA ME PATATE E DJATHE
KROKETA ME PATATE E DJATHE

KROKETA ME PATATE E DJATHE

Kuzhint.com

Perberesit

  • Patate 1 kg
  • Djath te bardhe 200 GR
  • Veze 2 kokrra
  • Galete (Buke e thermuar qe shitet ne furrate bukes ose supermarket. )
  • Majdanoze 1 tufe
  • Piper
  • Rigon
  • Kripe

Pergatitja

Marim patatet i lajme nga jashte dhe i vendosim per te zjere, ku i hedhim kripe. I leme te ziejne deri sa te futet piruni kollaj ne patate.

Mbas zierjes i hedhim ne kulleseku i leme te kullojme mire (kjo ka rendesi se patatet nuk duhet te kene uje ). I marim dhe i shtypim me nje luge druri ose ne blender. Ne momentin qe na eshte bere brumi do ti hedhim vezet, djathin, majdanozin e grire, piper, rigon dhe i perziejme mire qe te gjithe perberesit te jene shperndare mire ne gjithe masen e brumit.

Bejme qoftet dhe i vendosim ne nje tave ku me pas i fusim ne frigorifer per 15 minuta qe te mpiksen pak. Mbasi i nxjerrim nga frigoriferi i kalojme ne galete dhe i skuqim. Ne duhet ti skuqim ne kohen kur do ti servirim.

Shenim : qe te na dalin sa me mira kroketat ne duhet qe ti zjejme patatet ne avull se nuk kane nevoje per tu kulluar.


Fjalet kyqe : gjellera  kroketa  patate  djathe  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Si te gatuajm ;Pjeshka
Torte per ditelindje nga Shqipe Mehmeti Jusufi
Torte me molle dhe marcipan