Kroketa me djathë
Kroketa me djathë

Kroketa me djathë

Kuzhint.com

Përbërësit:

- 4 lugë gjalpë

- 5 lugë miell

- 250 ml qumësht

- 4 lugë ajkë kuzhine

- 1 lugë kripë

- piper i zi, i freskët, i bluar

- 300 gr djathë pikant, i thërrmuar

- 2 të bardha vezësh të rrahura

- 60 gr miell

- 2 vezë të rrahura, të përziera me 125 ml qumësht

- 125 gr bukë e thatë, e thërrmuar

- 0. 5 l vaj për të fërguar

Përgatitja:

Shkrini gjalpin në zjarr të avashtë në një tigan me fund të trashë.

Shtoni miellin dhe lëreni në zjarr për 3-4 minuta, duke e përzier.

Hidhni qumështin dhe hiqeni nga zjarri vetëm kur elementët të jenë bërë një masë homogjene.

Kriposeni dhe i hidhni sipër sipas dëshirës.

Shtoni djathin dhe, kur ai të shkrihet, hidhni të verdhat e vezëve të rrahura.

Me këtë përzierje formoni koketat.

Rrihini vezët me qumësht.

Kalojini kroketat në miell, pastaj zhytini në vezët e rrahura me qumësht.

Në fund kalojini në bukën e thërrmuar.

Nxehni vajin në një tigan të gjerë dhe fërgoni kroketat derisa të prarohen.

Thajini nga vaji me letër kuzhine dhe shërbejini të nxehta.


Fjalet kyqe : receta  huaja  kroketa  djathe  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Humbni peshë brenda natës me këtë ilaç magjik
Për një ndryshim të shëndetshëm makarona me pesto bizelesh
Kunguj të mbushur me oriz