Krelanë me hithra
Krelanë me hithra

Krelanë me hithra

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

2 vezë dhe 150 gr hithra, 250 gr djathë, 150 ml jogurt, 100 ml vaj ulliri, 100 gr miell misri, 100 gr miell gruri, 1 pluhur për pjekje, 20 gr fara (susam dhe fare e zezë)

Pregaditja e recetës :

Së pari marrim hithrat, i pastrojmë mirë dhe i ziejmë në ujë të kripur për 4-5 minuta.

Pasi hithrat të jenë zier i kullojmë mirë dhe i presim imët.

Në një enë të madhe vendosim të gjithë përbërësit e lëngshëm duke i përzier mirë, ua shtojmë djathin bashkë me hithrat dhe në fund miellin bashkë me pluhurin për pjekje.

I përziejmë mirë dhe masën e vendosim në tepsi, ku do të shkojë në pjekje në 180 gradë Celsius për 40 minuta.


Fjalet kyqe : brumera  krelane  hithra  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Maske per fytyre me aspirine
Patate dhe domate te pjekura me krem gjize dhe ajvar
Kifle me krem djathi