Krahë pule të thekërisura në furrë
Krahë pule të thekërisura në furrë

Krahë pule të thekërisura në furrë

Kuzhint.com

Përbërësit:

krahë pule,

kripë dhe piper i zi,

pak vaj ulliri,

pak piper i kuqë,

erëzat që dëshironi (unë i shtova rozmarinë të thatë dhe trumëz),

pak vaj ulliri.

Mënyra e përgatitjes:

Për mënyrën e parë zieni krahët e pulës dhe lërini të ftohen pastaj përziejini me pak vaj, piper të zi, piper të kuqë, erëza të tjera që deshironi dhe përzijeni mire me duar.

Vendosni në telin e sobës të veshur poshtë me letër alumini dhe piqini në furrën e ngrohur më parë në

250 grad për 30 minuta ose derisa shikoni që jan thekërisur mirë.

Mund dhe ti ktheni me kujdes nga gjysma e pjekjes për të pasur një pjekje uniforme.

Mënyra e dyte:

Në një enë përzieni miellin me erëzat, kripën, piperin dhe shtoni në të krahët e pulës.

Përziejini mirë që mishi të luhet nga të gjitha anët dhe vendosini ne telin e furrës të veshur nga poshtë me letër alumini.

Shtoni sipër pak vaj dhe piqini në 200 grad per 40-50 minuta, nga mesi kthehini nga ana tjeter dhe nëse është akoma e nevojshme spërkatini sipër akoma me pak vaj.

Shërbejini të ngrohta me një sallate stine dhe një birrë të ftohtë.

Ju bëftë mirë.


Fjalet kyqe : gjellera  krahe  pule  thekerisura  furre  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kekë të vegjel
Karkaleca me verë
Gurabie te mbushura me karamel