Konsumoni Oriz Gjatë Shtatzënisë, Ja Se Pse?
Konsumoni Oriz Gjatë Shtatzënisë, Ja Se Pse?

Konsumoni Oriz Gjatë Shtatzënisë, Ja Se Pse?

Kuzhint.com

Edhe konsumimi i orizit gjatë kësaj periudhe zë një vend të rëndësishëm, si për nënën ashtu dhe për fëmijën, si një burim i fortë vitaminash Sipas deklaratës së dhënë nga “California Rice Commission” bëhet e ditur se shumë studime të realizuara në Kaliforni kanë treguar se vitaminat dhe mineralet e orizit luajnë një rol të rëndësishëm gjatë periudhës së shtatzënisë si për nënën ashtu dhe për fëmijën.

Brenda orizit, burimit natyral të vitaminave dhe mineraleve, gjenden dhe proteina, karbohidrate, fosfor, kalcium, sodium, potasium, magnez, zikn, vitaminat A,

B2 dhe hekur.

Gjatë shtatzënisë femra ka nevojë për dyfishin e hekurit të marrë para fillimit të shtatzënisë.

Në muajt e fundit të shtatzënisë fëmija depoziton hekur për ta përdorur në funksionet e para jetësore pas lindjes.

Për këtë arsye orizi i konsumuar në muajt e fundit të shtatzënisë krijon efekte pozitive si për nënën ashtu dhe për fëmijën.

Orizi është një lloj ushqimi, i cili ndihmon në kalimin e lehtë të shtatzënisë dhe me anë të mineraleve që përmban ndihmon në tretjen dhe ekuilibrimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Krahas kësaj ai njihet dhe si eukilibrues i tensionit të lartë i cili mund të shfaqet veçanërisht para fillimit të shtatzënisë.

Vitamina A e gjendur tek orizi është e nevojshme për lëkurën, flokët dhe mishrat e dhëmbëve,

B1 është një vitaminë e pazëvendësueshme për sistemin nervor, atë të qarkullimit të gjakut dhe krijimit të qelizave

gjatë periudhës së zhvillimit të fëmijës.

Vitamina B2 është e rëndësishme për nxjerrjen në pah të energjisë së ushqimeve dhe për të përballuar nevojën për energji

gjatë periudhës së shtatzënisë.

Ndërsa, kalciumi ndihmon në zhvillimin e shëndetshëm të trupit dhe kockave të fëmijës dhe parandalon prishjet e dhëmbëve dhe dhimbjet që mund të shfaqen në pjesë të ndryshme të trupit tek gruaja pas shtatzënisë.

Krahas kësaj orizi është një burim i pasur për sa i përket marrjes së acidit folik për shtatzënat.


Fjalet kyqe : keshilla  konsumoni  oriz  gjate  shtatzenise  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Byrek i embel me qumesht
Ja vrasësi i heshtur i fëmijëve
Ëmbelsire me krem mascarpone dhe karamel