Konsumimi i lëngut të portokallit bën mirë për kujtesën
Konsumimi i lëngut të portokallit bën mirë për kujtesën

Konsumimi i lëngut të portokallit bën mirë për kujtesën

Kuzhint.com

Nëse jeni adhurues i lëngut të portokallit dhe e konsumoni atë çdo ditë, atëherë ja një lajm i mirë për ju.

Një studim i fundit tregon se lëngu i portokallit mund të ndikojë pozitivisht në funksionimin e disa zonave të trurit tuaj.

Në një eksperiment të Universitetit të Reading-ut, ku morën pjesë 37 vetë, të ndarë sipas gjinisë 24 femra dhe 13 meshkuj, nga mosha 60 deri në 81 vjeç, u provua se lëngu i portokallit ndihmon në zonën e trurit që lidhet me kujtesën te njerëzit e moshuar.

Këtyre personave u është kërkuar të konsumojnë 500 mililitra lëng portokalli në ditë, për tetë javë me radhë, dhe rezultatet nuk kanë munguar.

Sipas ekspertëve, kjo ndodh për shkak të antioksidantit të quajtur flavonoids, që është i pranishëm në nivele të larta tek portokalli. “Pas këtij eksperimenti, kemi parë rezultate vërtetë mbresëlënëse.

Zonat e trurit që lidhen me kujtesën, tek personat e përfshirë në këtë eksperiment, kanë arritur të funksionojnë 8% më mirë se para tetë javësh”, u shpreh Dr.

Daniel Lamport, nga Universiteti i Reading-ut.

tek: www. living. al


Fjalet kyqe : keshilla  konsumimi  lengut  portokallit  mire  kujtesen  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Ëmbelsirë  me form shalqiri
Ëmbelsirë me dardhë dhe kremë vanile
Pije natyrale për shfryrje të trupit