Kompekaj
Kompekaj

Kompekaj

Kuzhint.com

Përbërësit për Kompekaj Për brumin e petëve 180 gr miell 60 ml ujë 60 gr gjalpë Për mbushjen 10 vezë 170 gr miell 150 gr sheqer 100 gr arra 2 lugë gjelle me kakao Video Receta Kompekaj Përgatitja e petëve për Kompekaj Si fillim, nisim me përgatitjen e petëve që do të na duhen për pjesën e sipërme dhe të poshtme të ëmbëlsirës! Hedhim miellin në një enë dhe më pas shtojmë ujin.

Në fillim e trazojmë me ndihmën e një luge dhe me pas e ngjeshim me duar.

E kalojmë brumin në tavolinën e punës dhe e punojmë derisa të arrijmë një masë homogjene. Me pas e hapim dhe e lyejmë me gjalpë në të gjithë sipërfaqen.

E palosim petën tre herë dhe me pas e hapim përsëri.

E palosim kësaj radhe ne 4 pjese dhe leme te pushoje për 30 minuta ne frigorifer. Në hapin tjetër brumin e ndajmë në dy pjesë.

Gjysmën e brumit e hapim për pjesën poshtë dhe tjetrën për sipër.

Lyejmë tavën me gjalpë dhe vendosim në të petën e hapur duke mbuluar anët e tavës. Përgatitja e mbushjes Si fillim rrahim vezët me sheqerin derisa të arrijmë një masë të fryrë dhe të qëndrueshme. Pasi ka përfunduar rrahja, hedhim me kujdes miellin duke e përzier ngadalë nga poshtë lart.

Në fund hedhim arrat të lyera me pak miell. Mbushja hidhet në tave duke lënë rreth 1/4 e masës në enë.

Masës që ngeli i shtojmë kakao.

E përziejmë mire dhe më pas e hedhim dhe të në tave. Shtojmë sipër petën tjetër të cilën e lyejmë me kujdes me të verdhë veze. Ëmbëlsirën e fusim në furë për pjekje në temperaturën 180 �C për 40 minuta. Pasi kompekaj është pjekur, e lemë të ftohet dhe më pas e presim ne copa. Me pas vazhdojmë të përgatisim sherbetin. Përgatitja e Sherbetit Pasi kemi përgatitur sherbetin dhe ka arritur temperaturën 80-85 �C e hedhim sipër ëmbëlsirës. E mbulojmë me kapak ose me letër kuzhine dhe pas disa orës shërbejmë në pjata. Ju bëftë mirë!


Fjalet kyqe : embelsira  kompekaj  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

ROLE MISHI I MBUSHUR
 Patate të mbushura
Pogace te mbushura