Kolumbi, mijëra persona në "Festën e domates"
Kolumbi, mijëra persona në "Festën e domates"

Kolumbi, mijëra persona në "Festën e domates"

Kuzhint.com

Të dielën në Sutamarchan të Kolumbisë është mbajtur "Festa e domates", që ka mirëpritur mijëra vetë, të cilët kanë gjuajtur njëri-tjetrin me domate.

Kjo zonë njihet për kultivimin e domatës, ndërsa kjo festë, që ka nisur nëntë vite më parë, është frymëzuar nga një festë e ngjashme në Valencia të Spanjës.

Vitin e kaluar rreth 22 mijë persona morën pjesë në një festë të tillë, ndërsa ishin shfrytëzuar mbi 125 tonë domate.

Shumë prej pjesëmarrësve udhëtojnë me kilometra për të marrë pjesë në këtë festë.

Festa që zgjat për tre ditë, përpos “sulmeve” me domate, përfshin edhe dy gara; atë që gjen domatën më të madhe dhe atë që konsumon sa më shumë domate në një periudhë të caktuar kohe.


Fjalet kyqe : kuriozitete  kolumbi  mijera  persona  festen  domates  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Bombica gatuar nga  Albana
Biskota te mbushura me gjeme molle nga Egzontina Ismaili
PogaQe me djath ne brum