Kifle të ëmbëla
Kifle të ëmbëla

Kifle të ëmbëla

Kuzhint.com

Përbërësit:

  • 500 gr. miell
  • Pak kripë
  • 20 gr. gjalpë
  • 25 gr. sheqer
  • 12 gr. tharm buke
  • 1 ve (vetëm e kuqja)
  • 275 ml. qumësht

Për lyerje: 1 ve, 2 lugë të supës ujë dhe susam sipas dëshirës.

Përgatitja:

Në një enë të thellë hedhim miellin, kripën, sheqerin, tharmin e bukës, të kuqen e vezës, gjalpin dhe qumështin e vakët, tani përziejmë mirë dhe bëjmë një brumë të butë kështu që brumin e punojmë për 5 minuta nëse ju mbet brumi shumë i butë atëherë merrni edhe ca miell.

Brumin e marrim e hedhim në një enë të thellë dhe e mbulojmë me leckë kuzhine e lëmë për 30 minuta deri sa masa të dyfishohet.

Marrim brumin nga ena dhe ndajmë në 10 pjesë dhe bëjmë format sipas dëshirës ose mundeni ti leni ashtu të rumbullakëta.

Hedhim në tepsi të lyer me vaj ose në letër kuzhine.

I mbulojmë me leckë kuzhine dhe i lëmë për 20 minuta.

Tani kiflet i lyejmë me vezën e rrahur me 2 lugë ujë dhe krejt përsipër i hedhim susam.

I pjekim në 200 gradë celsius, për 15-20minuta


Fjalet kyqe : brumera  kifle  embela  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Biftek lope me spinaç role
Receta per pjeshka
Çaji i gjelbër