Kifle me rrush dhe qokollad
Kifle me rrush dhe qokollad

Kifle me rrush dhe qokollad

Kuzhint.com

Pregaditja e majas: - miell - 70 gr maja e freskët - 200 ml ujë i ngrohte Për brumin: 1 kg miell 350 gr gjalpë, margarine ne copa 500 gr qumësht i vaket 2 vanilje 1/2 l. kafe kripe 200 gr sheqer Për mbushjen: 2 grushta rrushe dhe 2 grushta çokollate e thermur Për te lyer sipër: 2 te verdha veze 2 l. qumësht Shkrijmë majanë ne pak qumësht te vaket, shtojmë dhe pak miell e zëmë një brumë, qe e mbulojmë me letër alumini sa te fryhet.

Ne një tas përziejmë me duar gjalpin me sheqerin, kripen, vanilje e qumështin e vaket.

Shtojmë dhe brumin e vogël pak e nga pak miellin dhe zëmë një brumë te bute por qe te mos ngjitet ne duar. E ndajmë brumin ne 2 pjese.

Te njëra pjese hedhim rrushin e thate dhe pjesa tjetër copat e çokollate.

Brumosim dhe pak dhe e mbulojmë qe te fryhet për 30 minuta.

Ne vazhdim i punojmë dhe pak te dy pjesët veç e veç e i vëmë ne një tave me letër pjekse.

I leme dhe 10 minuta ne tave te qetësohen".

Rrahim 2 te verdhat e vezëve ne pak qumësht e lyejmë me ketë briochet nga sipër.

I pjekim ne 160 gr përafërsisht 25minuta gjersa te marrin ngjyre te arte nga lart.


Fjalet kyqe : brumera  kifle  rrush  qokollad  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Role me ajke dhe banane
Urreni të mbani dietë? Fajin e kanë qelizat nervore!
Pa ilaqe kunder alergjis se syve