Kifle me karamel dhe lajthia(ose arra)
Kifle me karamel dhe lajthia(ose arra)

Kifle me karamel dhe lajthia(ose arra)

Kuzhint.com

Perberesit per brumin (9 cope):

375 gr Miellë,

160 gr Qumesht,

20 gr Kvasac,

30 gr Sheqer,

Nje veze,

Nje luge gjelle kripë.

Perberesit per mbushjen:

40-50 gr Gjalpë,

30-40 gr Sheqer,

30 gr Lajthia ose arra te bluara,

Gjysem luge qaji kanellë.

Perberesit per karamelin:

50 gr Gjalpë,

75 gr Sheqer,

100 gr Ajke,

1/8 Luge qaji kripë.

Perberes shtese :

70 gr Lajthia ose arra te coptuara.

Pergaditja:

Furren e nxehim ne 190 Grad.

Kvasacin e perzim me 3 luge gjelle qumesht dhe e lem anash deri sa te tretet e te behet masa me fluska.

Nxehim qumeshtin me gjalpin dhe sheqerin deri sa te shkrihet gjalpi.

E lem te ftohet masa pastaj ia shtojme vezen duke e rrahur.

Ia shtojme miellin, kripen, sheqerin dhe e ngjeshim me duar per 10 minuta.

E vendosim brumin ne nje ene te paster e mbulojme me lecke kuzhine dhe e lem qe per te ardhr 45 minuta.

Marrim nje tepsi me madhesi 24x24cm e mbulojme me leter per pjekje.

Pergaditja e karamelit: Ne nje tenxhere te vogel hedhim gjalpin dhe sheqerin.

E vendosim tenxheren mbi zjarre qe te shkrihen te dy perberesit pastaj me kujdes ia shtojme ajken dhe sheqerin.

E perzim vazhdimisht deri sa te shihet qe sheqeri eshte i shkrire komplet.

E lem te zihet deri sa karameli te merr ngjyre te kafte.

Derdhim karamelin ne tepsin e pergaditur duke e shperndare ne tere siperfaqen e saj pastaj siper ia hedhim lajthiat e coptuara.

Marrim brumin e vendosim ne tepsi te sperkatu me pak miell dhe me teholluese bejme nje pete 30x35cm.

E sperkasim me gjalp duke e len pak gjalp per me vone.

Perzime gjalpin e mbetur me kanellen dhe sheqerin dhe me 1-2 luge qaji e e lyejme tere peten.

Ia hedhim siper edhe arrat dhe bejme role nga ana me e gjate e petes.

Presin rolen ne 9 pjese te barabarta dhe secilen pjese e vendosim ne tepsi afer njera tjetres.

E lyejme tere siperfaqen e tyre me gjalpin e mbetur dhe perzierjen me sheqerin.

E lem tepsin ne nje vend te ngrohet edhe 45-60 minuta pastaj e vendosim ne furre qe te pjeket ne temperatur 175 Grad per 30-35 minuta.

Pasi te pjeket e largojme nga furra e lem 5 minuta te pushoj pastaj e rrotullojme ne nje pjate te madhe duke e len anen me karamel siper.

peho. typepad.


Fjalet kyqe : brumera  kifle  karamel  lajthia  arra  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Llokume em kakao
Nazlifatme gatuar nga Elmira  Abdul Dezlili
Livanda më efikase sesa ilaçet për trajtim të ankthit