Kifle me gjem te kumbullave
Kifle me gjem te kumbullave

Kifle me gjem te kumbullave

Kuzhint.com

Përbërësit për brumë:

Një kube tharëm të freskët,

1 lugë sheqer, 100 ml qumësht,

0. 5 kg miell,

1 vezë,

85 g gjalpë,

100 g sheqer,

1 qese sheqer vaniljeje,

200 ml qumësht.

Për mbushje:

Gjem nga kumbullat.

Për dekorim:

kakao dhe sheqer pluhuri.

Përgatitja:

Përziejeni tharmin me qumësht të vakët dhe me sheqer dhe lëreni që të qëndrojë 10 minuta.

Përziejeni miellin, sheqerin, gjalpin e shkrirë, vezën dhe tharmin dhe përziejeni brumin me pjesën tjetër të mbetur të qumështit të vakët.

Brumin lëreni në të ngrohtë që të rritet, më pas gatuajeni dhe tëhollojeni.

E preni brumin në forma katrore të madhësisë së dëshiruar, secilën pjesë mbusheni me pekmez, mbështilleni dhe shtypeni në skaje, në mënyrë që të mos rrjedhë pekmezi.

Vendosni ëmbëlsirat njërën pranë tjetrës në tepsi të lyer me vaj dhe lërini që të vijnë në të ngrohtë edhe për 15 minuta.

Piqni ato për 20 minuta në 180 gradë. Ëmbëlsirat e gatshme i pudrosni me sheqer në formë pluhuri dhe me kakao.


Fjalet kyqe : brumera  kifle  gjem  kumbullave  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Biskota të shijshme tajlandeze
Dieta Me Grejpfrut
Makarona Greke