Kifle alla turke
Kifle alla turke

Kifle alla turke

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

2 gota qumësht të ngrohtë, 1 filxhan vaj , 3 lugë sheqer, 1 lug kripë, 2 vezë (e verdhë veze ), 1 paqetë me maja të freskët ose 1 paketë maja të thatë, Miellesipas nevojes, 1 filxhan djathë i copëtuar, 75 gram gjalpë i shkrirë ose margarinë në temperaturën e dhomës, 1 e verdhë veze brumë, fara te zeza ose susam

Pregaditja e recetës :

Marrim qumeshtin e ngrohet dhe ne te hedhim sheqerin per ta shkrire dhe pastaj ne te hedhim te verdhat e vezes pak kripe dhe 1 filxhan vaj

Ne anen tjeter sitim miellin dhe ne te shtojme majan e fresket dhe gradualisht fillojme e punojme brumin per kifle.

Pasi te kemi pergaditur brumin e mbeshtjellim me qese plastike dhe e leme te pushoje per afro 1 ore.

Pasi te dyfishohet brumie marrim dhe me pic (tollojs) e rrafshojme pastaj e presim njelloj sikurse ne foto duke e mbushur me djath ose gjize.

Petat i lyejm me gjalp te shkrire dhe i rroullisim duke i renditur ne nje tepsi.

I lem qe te pushojn edhe per 20 min

Ne fund i lyejm me te verdhene veze i hedhim fara te zeza dhe i vendosim ne furr qe te piqen ne temperatur 170 grad per 40 min.

Ju befte mire...


Fjalet kyqe : brumera  kifle  alla  turke  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Pasta me perime dhe gjoks pule
Sarma me lakër
EMBELSIRE ME VANILJE