Keshilla per shkelqimin e flokut tuaj
Keshilla per shkelqimin e flokut tuaj

Keshilla per shkelqimin e flokut tuaj

Kuzhint.com

Bukuria në shkëlqim të flokëve

Flokët janë një pjesë shumë e rëndësishme e pamjes së jashtme.

Prandaj dhe kujdesi për to duhet të jetë shumë i madh.

Si çdo gjë tjetër, edhe floku ka nevojë për ujë.

Sa më e thatë të jetë një fije floku, aq më kollaj këputet ajo.

Floku ka vetinë ta thithë vetë lagështirën që i nevojitet nga atmosfera.

Numri i flokëve në kokë lëkundet nga 120. 000-500. 000.

Ato ndodhen me shumicë në pjesën e prapme të kokës dhe me pakicë në pjesët e tjera.

Gjatësia e flokut rritet normalisht 12-15 cm në vit, pra 1-1. 5 cm në muaj.

Rënia normale e flokut duhet të jetë 100-200 fije në ditë.

LLOJET E FLOKUT Flokët gri janë zakonisht të fortë dhe të shndritshëm.

Bërja e permanentit në to është e vështirë.

Për këtë arsye përdorim formulën për flokë të shëndetshëm.

Floku i dendur.

Kujdes! Nuk duhet të ngatërrojmë flokun e dendur me flokun e trashë.

Mund të kemi flokë të dendur dhe të hollë, të trashë dhe të rrallë.

Flokët e dendur janë zakonisht flokë të shëndetshëm.

Flokët e shkurtër dhe të gjatë.

Gjatësia e flokut në permanent ka rëndësi për përmasat dhe mënyrën si do të kapen.

Gjatësia e përshtatshme e flokut për permanent është nga 6-15 cm.

Flokët porozë dhe flokët jo porozë.

Flokët porozë janë zakonisht të thatë, të shkatërruar nga dekolorimet, nga lyerjet ose nga dielli.

Thithin shpejt lagështirën e permanentit dhe bëhen shpejt me bukle.

Kanë nevojë për permanent.

Krejt ndryshe, flokët jo porozë janë zakonisht me yndyrë.

Shumë thjesht mund të përcaktoni nëse floku është poroz ose jo.

Kaloni gishtin tuaj në gjatësinë e një fije floku të tendosur dhe nëse gishti pengohet dhe floku mblidhet atëherë floku është poroz dhe delikat.

Flokët e hollë.

Zakonisht, flokët e hollë janë të lehta në kapje për permanent dhe kanë nevojë për solucion për flokë natyralë delikatë.

Por kujdes, disa flokë të hollë janë të vështirë për t’u bërë permanent.

Janë ata që nuk kanë nerv fare dhe që nuk e mbajnë krehjen.

Në këta flokë përdoret formula për flokë të shëndetshëm.

Kujdes!Rritja e shëndetshme e flokëve tanë lidhet mjaft me dietën.

Një faktor që ndikon në rënien e flokëve është edhe mungesa e hekurit e sidomos vitamina.

Ajo bën që sasia e hekurit në gjak të jetë e ulët, kjo shkaktohet nga dieta e varfër me mish, vezë dhe drithëra.

Frutat e freskëta dhe perimet gjithashtu janë të nevojshme, sidomos ato që mbajnë vitamina C, e cila ndihmon trupin që të tretë ushqimin e marrë nga vitaminat.

Pritini flokët!Mos kini frikë nga gërshëra, pasi prerja e flokëve e sidomos majave të dëmtuara, ndihmon që flokët tuaj të duken më të bukur dhe të shëndetshëm. Çfarë i dëmton flokët tuaj?Edhe pse lëkura e kokës sonë është e mbrojtur nga flokët, ajo mund të dëmtohet nga maskat apo bojërat e aplikuara në mungesë njohjeje apo në sasi të tepruar.

Shpesh ndodh që lëkura të jetë alergjike ndaj bojës, shampos apo kremrave, prandaj ajo nuk duhet aplikuar direkt e në kokë, por më parë, në një sipërfaqe të vogël lëkure me dorë.

Sigurisht edhe me sasinë duhet të kemi kujdes.

Edhe shampoja e tepërt dëmton flokun.

Nuk duhet aplikuar më shumë se një lugë gjelle shampon.

Larja e parë bën që yndyrat, papastërtitë dhe kimikatet të pastrohen nga flokët, ndërsa larja e dytë bën që efekti kuron shampon të veprojë.

MASKA NATYRALE PËR FLOKË“Vezë dhe qumësht”Përzieni dy vezë me gjysmë gote qumësht.

Aplikojeni në flokë dhe lëreni të veprojë për 10 minuta.

Shpëlajeni kokën dhe do të vëreni që shkëlqimi i flokëve tuaj do të shtohet. “Koktej për flokët”Në një shishe bozë hidhni pak nga shampoja që përdorni rregullisht, bashkojini kësaj një lugë vodka.

Lajini një herë në javë flokët me këtë dhe do të shihni si flokët tuaj do të jenë më pak të dëmtuar, do të bëhen më të shëndetshëm dhe më të shkëlqyeshëm.

“Për flokë të yndyrshëm” Pudra.

Një pjesë e mirë e tyre janë të parfumosur dhe me aromë të mirë.

Vendoseni pak tek rrënjët e flokëve para se të flini.

Nëse floku juaj është shumë i yndyrshëm, aplikoni shumë pudër për rreth 15 minuta.

Më pas lajini flokët, por kujdes me balsamin dhe kremrat, pasi i bën flokët të yndyrshëm.

“Flokë të shndritshëm në maksimum”.

Për biondet: Shtoni një filxhan kafeje lëng limoni në ujin që bëni shpëlarjen.

Për brunet: Shtoni një filxhan kafeje uthull në ujin që bëni shpëlarjen.


Fjalet kyqe : keshilla  shkelqimin  flokut  tuaj  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Këshilla për funksionimin e mirë të zorrës së hollë
Embelsir BOSNJA VANILJA
Mini Cupcakes me gjalp dhe arra (mufinsa)