Keku i shijshëm me fruta të thata
Keku i shijshëm me fruta të thata

Keku i shijshëm me fruta të thata

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

3 filxhanë çaji fruta të thatatë përziera (kumbulla, kajsi rrush i thatë) , 200 gr gjalpë, 2 filxhanë çaji mielle, 1/2 filxhanë çaji mjaltë , 2 filxhanë çaji sheqer, 2 lugë gjelle maja bukë, 2 lugë kafeje kanellë, 1 lugë kafeje karafil, 1 lugë kafeje arrë moskat, Lëkura e grirë e 2 portokajve, 1 filxhan çaji arra të grira, 1/2 filxhan çaji lëng portokalli, 1/2 filxhan çaji “Brandy” Gjalpë dhe miell për formën

Pregaditja e recetës :

Përziejmë lëngun e portokallit me pijen, hedhim frutat e përziera e të prera hollë dhe i lëmë të njomen për gjysmë ore.

Rrahim gjalpin me sheqerin dhe shtojmë miellin, sodën, lëkurën e grirë dhe erëzat.

Në fund, hedhim frutat e thata dhe e përziejmë mirë.

E vendosim masën në një formë të lyer me gjalpë e të pudrosur me miell ( rreth 20 cm) dhe e pjekim kekun në furrën 150 grad Celsius për të paktën 1 orë e gjysmë, duke pasur kujdes që të mos digjet sipërfaqja.

E lëmë të ftohet mirë dhe e servirim të shoqëruar me kos ose akullore.

Ky kek mund të ruhet për mjaft kohë, i mbështjellë me membranë plastmasi dhe i vendosur në vend të freskët.


Fjalet kyqe : embelsira  shijshem  fruta  thata  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kifle hajmali
Reqel ftoni nga Adelina Halimi-Shehu
Oblland me jaffa