Keku i dukeshës
Keku i dukeshës

Keku i dukeshës

Kuzhint.com

Perberesit ;

400gr biskota savoiardi,

250gr krem maskarpone,

2 kokrra vezë,

30gr cokollate te zezë,

20gr kakao te hidhur,

1 filxhan caji kafe ekspres (ose moka),

80gr sheqer + 2-3 luge per te sheqerosur kafen,

arome rumi,

30gr bajame.

1 bustine vanilje.

Pergatitja:

Rrahim te verdhat e vezeve me gjysmen e sheqerit dhe vaniljen derisa te formohet nje perberje e fryre dhe me ngjyre te hapur.

Shtojme kremin maskarpone dhe vazhdojme perzierjen derisa masa e formuar te rezultoje pa kokerriza.

Ne nje ene tjeter rrahim te bardhat e vezeve me gjysmen tjeter te sheqerit dhe kur masa te jete e qendrueshme, ia shtojme perberjes se mesiperme duke i perziere ngadale me ndihmen e nje spatule nga poshte lart.

Kremin e formuar e ndajme ne dy pjese, ku ne njeren shtojme cokollaten e prere ne copeza te vogla, dhe ne tjetren kakaon pluhur dhe bajamet e therrmuara.

Pregatisim kafen ekspres apo me moka ne te cilen shtojme 2-3 luge sheqer (sipas deshires) dhe aromen e rumit.

Veshim nje forme plumcake me leter furre dhe shtrojme ne te biskotat savoiardi te cilat fillimisht i kemi kaluar ne kafe.

Shtojme kremin me kakao, siper tij kremin me copeza cokollate dhe e mbulojme serisht me biskotat e lyera ne kafe.

E vendosim ne kete menyre embelsiren ne akull per te pakten 2 apo 3 ore, dhe e nxjerrim nga akulli rreth 2 ore perpara se ta servirim ne menyre qe te zbutet pak.

E presim ne feta dhe e sperkasim ne siperfaqe me copeza qokollade ose me pak kakao pluhur.

Keshille: Kete embelsire mund ta pregatisim edhe ne kupa te vecanta duke ndjekur egzaktesisht proceduren me siper.


Fjalet kyqe : embelsira  torta  dukeshes  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Toptha me mishe te bluar te servuara ne pjate me pilaf dhe salce nga tegatuajm
Embelsir me çokolada te vogla me ngyra nga Lulja La
Maske per fytyre