Kekë me arra nga Ahouva
Kekë me arra nga Ahouva

Kekë me arra nga Ahouva

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

200 gr arra (cdo lloj), 200 gr rrush i thatë (ose çdo lloj fruti i thatë), 8 lugë gjelle miell, 7 lugë sheqer kaf, 3 vezë mesatare (temperature ambienti), 1 luge çaji sode buke

Pregaditja e recetës :

I qërojmë arrat, i ndajmë në copa të mëdha (dyshe) dhe i hedhim në një tas të madh.

Shtojmë rrushin e thatë, sheqerin dhe miellin.

Shtojmë sodën e bukës dhe i trazojmë mirë.

Në fund shtojmë vezët e rrahura, i njëtrajtësojmë me masën e përzierjen e hedhim në një tavë të gjatë, ku kemi vendosur më parë një letër kuzhine (letra është e detyrueshme, pasi torta nuk ka vaj).

Lyejeni me vaj, futeni në furrë 180 gradë për 30 minuta dhe provojeni herë pas here nëse është pjekur me një shkop shishqebapi.

Pas disa orësh, kur keku të jetë ftohur tërësisht, ose të nesërmen, të pritet në feta të holla, që mund të ruhen në frigorifer.


Fjalet kyqe : embelsira  izraelit  arra  ahouva  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Arrat në kombinim me mjaltë janë ilaç i fuqishëm natyral
Torte kokosi
Tatli me badema nga Loli Dina