Kekë i njomë me çokollatë
Kekë i njomë me çokollatë

Kekë i njomë me çokollatë

Kuzhint.com

Përbërësit

  • 4 vezë
  • 2 gota uji sheqer
  • 1 gotë uji vaj
  • 2 gota uji qumësht
  • 3 lugë gjelle kakao
  • 1 pako sodë për ëmbëlsirë (10gr)
  • Miell (8-10 lugë gjelle)

PërgatitjaVezët me sheqerin i përziejmë (mundësisht me mikser) për rreth 4-5 minuta në një enë derisa të shkumëzojnë.

Më pas i shtojmë vajin, qumështin, kakaon dhe vazhdojme t'i përzi Kur kakao të përzihet plotësisht, ndajmë veç 1 gotë e gjysëm nga kjo përzierje.

Pjesës së mbetur i shtojmë pluhurin fryrës dhe miell derisa të marrë një trashësi mesatare. Më pas e hedhim në formën e lyer me vaj dhe e vendosim në furrë të nxehur në 170 C për rreth 35-40 minuta. Pasi e nxjerrim nga furri e lemë 5 minuta dhe më pas i hedhim sipër përzierjen që kishim lënë mënjanë. Pasi keku ta thithë të tërë përzierjen e nxjerrim nga forma dhe e vendosim përmbys në pjatën ku do e shërbejmë. E prejmë në copa sipas dëshirës dhe e shërbejmë të vakët.

Mund t`i hedhim sipër edhe arrë kokosi dhe ta shoqërojmë me kafe me qumësht.


Fjalet kyqe : embelsira  keke  njome  qokollate  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Pule me rosmarin dhe patate
 Pasta me domate te fresketa, mozzarela dhe borzilok
Çaj jeshil për flokët!