Kek njujorkez
Kek njujorkez

Kek njujorkez

Kuzhint.com

Përbërësit për këtë ëmbëlsirë: - 200 gr biskota - 4 lugë gjalpë i tretur - 4 lugë sheqer - 1 kg djathë filadelfia - 200 gr sheqer - 3 lugë miell - 4 vezë - 250 ml ajkë e tharte - 2 lugë aromë vanilje

Përgatitja: Ngrohni më parë furrën në 180 gradë.

Lyejeni me gjalpë një tavë me diametër 23 cm dhe përziejini biskotat e thërrmuar me gjalpin dhe me sheqerin.

Vendoseni këtë përzierje në tavë dhe shtypeni.

Piqeni për 10 minuta.

Për mbushjen, rrihni filadelfia-n, sheqerin dhe miellin bashkë.

Shtojini pak e nga pak vezët.

Hidhini edhe aromën e vaniljes dhe ajkën e thartë.

Vendoseni këtë mbushje mbi bazën e pjekur më parë dhe piqeni për 50-60 minuta, ose derisa mbushja të trashet.

Fikeni furrën dhe lëreni ëmbëlsirën të ftohet me derën pak të hapur.

Hiqeni nga tava kur të jetë ftohur plotësisht dhe mbaje në frigorifer për 4 orë.

Mund ta shërbeni kështu, ose me krem xhelatine frutash, ose me fruta të freskëta.


Fjalet kyqe : embelsira  njujorkez  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte rollad me qershia
Mantija Kosovare
Role me   banane