KEK ME PORTOKALL
KEK ME PORTOKALL

KEK ME PORTOKALL

Kuzhint.com

Përbërësit: 100 gr portokalle me cipë të hollë 200 gr bajame të grira 150 gr sheqer 60 gr miell 6 vezë 2 lugë maja ëmbëlsirash 1Vanilje Përgatitja: Lajmë portokallet ia hekim levoret dhe i vendosim në një tenxhere. Mbulojmë me ujë të ftohtë të mjaftueshëm dhe i ziejmë në zjarr mesatar për rreth 2 orë, deri sa të zbuten. Pasi ftohen në ujin e zierjes, kullojmë dhe presim në copa duke hequr farat.

Grijmë portokallet në mixer dhe në purenë e krijuar shtojmë vezët dhe sheqerin. Më pas edhe bajamet, miell, majan duke përzier me kujdes sa të bëhet një masë homogjene. Lyejmë tepsinë me gjalpë dhe hedhim përzierjen. Pjekim 60 min në furrë të parangrohur në 180 gradë.

Më pas e heqim nga forma dhe e lëmë të ftohet dhe e dekorojm me levore te karamelizume te portokallit. Ju beft mire


Fjalet kyqe : embelsira  portokall  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Quiche lorraine’, byrek tradicional francez
Kek me kajsi të thata
Torte me banane,çokolate dhe kokos