Kek me nurtela
Kek me nurtela

Kek me nurtela

Kuzhint.com

Perberesit per kekun

200gr miellë,

120gr sheqer,

3 veze mesatare,

3 luge plot nutela,

150ml qumesht,

20gr gjalp i shkrire ne mikrovale,

1 pako te vogel pluhur pjekes.

Perbersit per kremin e pastiçerise me çokollate te bardhe:

250ml qumesht,

2 te verdha vezesh,

1 luge plot miellë,

2 luge plot sheqer,

250gr çokollate te bardhe.

Perbersit per shtresen e jashtme (sipas deshires) sheqer pluhur ose çokollate te bardhe te shkrire ose krem nutela.

Pregatisim kremin e pastiçerise sipas recetes qe e gjeni ketu, dhe ne momentin e fundit, kur eshte akoma i nxehte, shtojme çokollaten e bardhe te prere shume holle.

E perziejme mire ne menyre qe te çokollata te shkrihet plotesisht, e hedhim ne nje tas, e mbulojme me leter transparente dhe e leme te ftohet ne temperature ambjenti.

Pregatisim bazen e tortes duke rrahur me ndihmen e nje mikseri elektrik te verdhat e vezes me sheqerin derisa perberja te rezultoje e fryre dhe me ngjyre te hapur.

Shtojme nutelen dhe vazhdojme rrahjen edhe per disa sekonda.

Shtojme qumeshtin, gjalpin dhe pak nga pak miellin e situr bashke me pluhurin pjekes.

Ne nje tjeter ene rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe derisa te formohet nje mase qe nuk bie nga ena dhe ja shtojme kremit te mesiperm me te verdha vezesh.

Ne menyre qe perberja te jete e njetrajtshme, e perziejme me kujdes nga poshte lart me spatul kuzhine.

E hedhim brumin ne nje tave me diameter 22-24cm te cilen e kemi lyer me pak gjalp dhe miell, dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180 C per rreth 40 minuta.

Bejme proven e pirunit per te pare nese baza e tortes eshte pjekur edhe nga brenda dhe e leme te ftohet plotesisht ne temperature ambjenti.

Kur baza te jete ftohur, e ndajme ne dy pjese te barabarta horizontalisht dhe e mbushim me kremin me çokollate te bardhe dhe pak nutela duke e shperndare kete te fundit ne menyre te çrregullt mbi kremin.

E vendosim torten ne frigorifer dhe ne momentin e servirjes e sperkasim me pak sheqer pluhur ne siperfaqe, ni ne kete rast me çokollate te bardhe te shkrire dhe me disa ashkela te qokollades se zeze.


Fjalet kyqe : embelsira  nurtela  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte e shpejt me kanell nga Alba Sh Rrahmani
Turshi e jashtëzakonshme
Torte shijshme me pana