Kek me kremkakao
Kek me kremkakao

Kek me kremkakao

Kuzhint.com

Perberesit ; -175gr miell -125gr sheqer pluhur -25gr kakao pluhur -150ml vaj luledielli -150ml qumesht -2 veze -1 luge te vogel sode buke -1 luge te vogel pluhur pjekes -pak vanilje Perberesit per kremin me kakao -300gr krem djathi me yndyre te plote (te tipit philadelphia origjinal) -125gr sheqer pluhur -2 luge plot kakao pluhur -2 luge mjalte Per dekorim; qokollad dhe malina Pergaditja; Bashkojme fillimisht ne nje tas te madh sheqerin pluhur, miellin, kakaon, soden e bukes dhe pluhurin pjekes duke i situr nje nga nje ne menyre qe te mos mbeten kokerriza te cilat mund ta prishin perberjen e kekut. Ne nje tjeter tas bashkojme vajin e lulediellit, vaniljen, vezet e rrahura pak dhe qumeshtin derisa te formohet nje perberje homogjene.

E hedhim kete mase tek perberesit e thate (pra, sheqerin, miellin, kakaon etj) derisa te perftojme nje brume jo shume te trashe. Lyejme nje tave te rrumbullaket me diameter rreth 18cm me pak vaj dhe miell, hedhim ne te brumin, e nivelojme mire dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180 °C per rreth 40 minuta, duke bere gjithmone ne fund proven e pirunit. E leme te ftohet rreth 5 minuta ne temperature ambjenti, me pas e heqim nga forma dhe e lejojme te ftohet plotesisht. Pregatisim kremin duke rrahur me ndihmen e nje rrahese manuale kremin e djathit derisa ky te zbutet, shtojme sheqerin pluhur, kakaon e situr dhe mjaltin duke i perziere shume mire. Ne momentin qe keku eshte ftohur, e ndajme me kujdes ne dy pjese dhe gjysmen e kremit e perdorim per ta mbushur ne brendesi, ndersa me gjysmen tjeter e lyejme ne siperfaqe.

E zbukurojme me ashkla te qokollades dhe malina sipas deshires. Ju beft mire!!


Fjalet kyqe : embelsira  kremkakao  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Arsyet se përse ju zgjoheni kohë pas kohë natën
Revani e terur me qokolad
Ja si mund të masni se sa shpageta nevojiten për një porcion (Video)