Kek me karotë
Kuzhint.comPërbërësit: 2 kupa miell, 1 e 1/2 lugë çaji sodë buke, 1/2 lugë çaji kripë, 1 lugë çaji kanellë, 3 vezë, 1 e 1/2 kupë sheqer, 3/4 vaj vegjetal, 3/4 kupë dhallë, 2 kupa karotë e grirë, 1 kupë arrë kokosi e grirë Përgatitja: Lyejmë tavën me vaj, e spërkasim me pak miell dhe e lemë mënjanë.
Përziejmë miellin, sodën, kripën dhe kanellën.
Rrahim me mikser elektrik vezët me sheqerin derisa të zbardhen, shtojmë vajin, dhallën dhe i përziejmë ngadalë.
Shtojmë karotat, arrën e kokosit, përzierjen e miellit dhe i përziejmë ngadalë.
E hedhim brumin në tavë dhe e pjekim për 35- 40 minuta në temperaturë 200 gradë.
E lemë të ftohet dhe e nxjerrim nga tava në një mbajtëse keku.
E spërkasim me sheqer pluhur. Lexoni me shume tek: www. living. al
Fjalet kyqe : embelsira karote