Kek me brusnica
Kek me brusnica

Kek me brusnica

Kuzhint.com

Përbërësit: 4 vezë 3-4 filxhanë të v. kafeje sheqer 3 filxhanë vaj 3 filxhanë kos 1 vanilje 1 lëvore limoni në rende 1pluhur paste 7 filxhanë miell 100 gr rrush të terur ose brusnica Pergaditja: Kyçet furra në 200* C. Ne nje ene tel kuzhine tunden vezët me sheqer mire pastaj ne kete mas shtohen vaji, kosi, vanilja, lëvorja e limonit dhe, pasi të përzihen të gjitha mirë, hidhet mielli me pluhur paste duke e përzier me lugëdhe ne fund ia qesim rrushin e terur ose brusnica. . Përzihen mirë të gjithë përbërësit dhe, masa e perfituar derdhet në kallëpa për muffin me forma zemre ose të rrumbullakëta. Si ta futim në furrë tepsin, ulet temperatura në 170 * C dhe i leme për t’u pjekur për afro 30-40 minuta. Pasi te jen pjekur dhe ftohur pak, mufinsat largohen nga tepsia dhe, siper u hidhet sheqer pluhur ose futen në çokollatë të shkrirë.


Fjalet kyqe : embelsira  brusnica  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kek i shpejte me kakao
Tortë me banane dhe arra
Mjedrat, ilaçi për shumë sëmundje