Kek me çokollatë me zemër arrë kokosi
Kek me çokollatë me zemër arrë kokosi

Kek me çokollatë me zemër arrë kokosi

Kuzhint.com

Përbërësit e kësaj recete janë: -4 vezë, -200 gr sheqer, -250 gr gjalp, -200 gr miell, -100 gr niseshte, -100 gr çokollatë e zezë e grirë, -6-7 lugë kakao e hidhur, -1 pluhur fryrës, -2 lugë qumësht, -esencë vaniljeje.

Për zemrën me arrë kokosi duhen: -100 gr arrë kokosi e grirë, -2-3 lugë pana, -100 gr sheqer -1 lugë niseshte -1 e bardhë veze Përgatitja: Rrahim gjalpin e butë me sheqer dhe esencën e vaniljes.

Shtojmë vezët një nga një duke vazhduar rrahjen.

Shtojme miellin, kakaon, çokollatën e grirë, qumështin, niseshtenë dhe pluhrin fryrës dhe realizojmë një brum homogjen.

Në një enë tjetër rrahim të bardhën e vezës derisa të jetë e qëndrueshme.

Shtojmë sheqerin, arrën e kokosit, panën dhe niseshtenë dhe e përziejmë me delikatesë.

Në një tavë të lyer me gjalp dhe të spërkatur me miell, hedhim gjysmën e brumit me çokollatë dhe në mes brumin me arrë kokosi.

Sipër hedhim pjesën tjetër të brumit me çokollatë dhe e pjekim në 170 - 180 për rreth 60 minuta.

Sipas dëshirës mund ta spërkasim me sheqer pluhur. Lexoni me shume tek: www. living. al


Fjalet kyqe : embelsira  qokollate  zemer  arre  kokosi  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Ëmbëlsirë me biskota
Torte per fëmije  nga Lulja La
Tatli dy ngjyrshe nga Gimce Jeta Gimce