Kek me çokollatë dhe arrë kokosi
Kek me çokollatë dhe arrë kokosi

Kek me çokollatë dhe arrë kokosi

Kuzhint.com

Përbërësit e kësaj recete janë: -4 vezë, -200 gr sheqer, -250 gr gjalp, -200 gr miell, -100 gr niseshte, -100 gr çokollatë e zezë e grirë, -6-7 lugë kakao e hidhur, -1 pluhur fryrës, -2 lugë qumësht, -esencë vaniljeje. Për brumin me arrë kokosi duhen: -100 gr arrë kokosi e grirë, -2-3 lugë pana, -100 gr sheqer -1 lugë niseshte -1 e bardhë veze Përgatitja: Rrahim gjalpin e butë me sheqer dhe esencën e vaniljes.

Shtojmë vezët një nga një duke vazhduar rrahjen.

Shtojme miellin, kakaon, çokollatën e grirë, qumështin, niseshtenë dhe pluhrin fryrës dhe realizojmë një brum homogjen. Në një enë tjetër rrahim të bardhën e vezës derisa të jetë e qëndrueshme.

Shtojmë sheqerin, arrën e kokosit, panën dhe niseshtenë dhe e përziejmë me delikatesë. Në një tavë të lyer me gjalp dhe të spërkatur me miell, hedhim gjysmën e brumit me çokollatë e fusim pak ne furr e pastaj e jekin dhe në mesia hedhim brumin me arrë kokosi. ku prap e fusim ne furre per pake dhe ne fund e jekim prap nga furra dhe sipër ia hedhim pjesën tjetër të brumit me çokollatë dhe e pjekim në 170 �- 180 �.

Sipas dëshirës mund ta spërkasim me sheqer pluhur. Ju beft mire!


Fjalet kyqe : embelsira  qokollate  arre  kokosi  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Biskota te buta me kokos
Kek me copa cokollate
A e dini se veza për kafjall ndihm për dobësim