Kek i  njom me qokollad
Kek i njom me qokollad

Kek i njom me qokollad

Kuzhint.com

Përbërësit 4 vezë 2 gota uji sheqer 1 gotë uji vaj 2 gota uji qumësht 3 lugë gjelle kakao 1 pako sodë për ëmbëlsirë (10gr) Miell (8-10 lugë gjelle) Përgatitja Hapi 1 Vezët me sheqerin i përziejmë (mundësisht me mikser) për rreth 4-5 minuta në një enë derisa të shkumëzojnë.

Më pas i shtojmë vajin, qumështin, kakaon dhe vazhdojme t'i përziejmë. Hapi 2 Kur kakao të përzihet plotësisht, ndajmë veç 1 gotë e gjysëm nga kjo përzierje.

Pjesës së mbetur i shtojmë pluhurin fryrës dhe miell derisa të marrë një trashësi mesatare. Hapi 3 Më pas e hedhim në formën e lyer me vaj dhe e vendosim në furrë të nxehur në 170 C për rreth 35-40 minuta. Hapi 4 Pasi e nxjerrim nga furri e lemë 5 minuta dhe më pas i hedhim sipër përzierjen që kishim lënë mënjanë. Hapi 5 Pasi keku ta thithë të tërë përzierjen e nxjerrim nga forma dhe e vendosim përmbys në pjatën ku do e shërbejmë. Hapi 6 E prejmë në copa sipas dëshirës dhe e shërbejmë Mund t`i hedhim sipër edhe krem te darshe me disa lule shtrydhe te fresketa dhe ta shoqërojmë me kafe.


Fjalet kyqe : embelsira  njom  qokollad  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

-Speca turshi -
Flokët kanë filluar t’u thinjen? Ndaleni këtë!
Sheqerpare nga    Kaltrina Berisha