Katrorë të shijshme  me kremë
Katrorë të shijshme me kremë

Katrorë të shijshme me kremë

Kuzhint.com

Këta katrorë të butë, kanë për bazë brumë me gjalpë të pakripë, teksa karamelja tyre është e njelmët.

Përbërësit:

Për brumë:

▪ 125 gram miell

▪ 125 gram gjalpë e pakripë, e zbutur dhe e copëtuar

▪ 50 gram sheqer për ngrirje

Për karamelen:

▪ 125 gram sheqer të lëngët

▪ 75 gram shurup të artë

▪ 250 mililitra krem të rrahur

▪ gjysmë luge çaji sheqer vanilje

▪ 75 gram gjalpë pa kripë

▪ pak krip deti

▪ 25 gram çokollatë të zezë, e prerë mirë

Për mbështjellje:

▪ 125 gram çokollatë të zezë, së paku 70 për qind kakao të pastër, e prerë mirë

▪ 50 gram çokollatë e bardhë, e prerë mirë

Përgatitja

Lëshoni të nxehet furra në 180 gradë, pastaj filloni të përgatisni brumin.

Përzieni në një enë, miellin me gjalpin e shkrirë, derisa masa të bëhet e njëjtë.

Shtojani kripën dhe sheqerin për ngrirje dhe vazhdoni ta përzini, derisa të mos mbeten dromca.

Këtë masë, vendoseni në tepsinë e lyer me pak vaj dhe lëreni të piqet për 20 minuta, apo derisa sipërfaqja të marrë ngjyrën e kafe.

Nxirreni dhe lëreni të ftohet.

Në ndërkohë, përgatitni kremin për sipërfaqen e lartë.

Në një tigan të thellë, vendos kremin e rrahur dhe sheqerin e lëngët.

Përzini ngadalë, në temperaturë jo fortë të lartë.

Kur masa fillon të bëhet homogjene, shtojani edhe gjalpin e shkrirë, si dhe përbërësit tjerë, që janë paraparë për karamelen.

Këtë masë të nxehtë, shtojani brumit dhe lëreni të ftohet në tërësi.

Pasi të keni prerë në katrorë, nxirreni nga tepsia. Çokollatën e shkrirë, vejani sipër katrorëve dhe lëreni të ftohet.

Shkrini çokollatën e bardhë pasi sipërfaqja të forcohet, dhe vejani sipër në vijëza të parregullta. /Telegrafi/


Fjalet kyqe : embelsira  kube  shijshme  krem  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

 Embelsire me molla dhe karamel
Pogaçe te vogla me djathe nga Kaltrina Berisha
Krem pastiqerie (pudingë) per femije