Këshilla për pastrimin e lavatriçes
Këshilla për pastrimin e lavatriçes

Këshilla për pastrimin e lavatriçes

Kuzhint.com

Larja e rrobave në temperatura të ulët, bën që me kalimin e kohës në tupan të mblidhet yndyrë dhe ndotësi, ndërsa nganjëherë rrobat pas larjes do ta kenë një aromë të pakëndshme. Këtë mund ta parandaloni me sodë me kalcium për larje, respektivisht me karbonat natriumi, të cilin mund ta blini në secilën shitore bujqësore. Mbushni lavatriçen me katër litra ujë të ftohtë dhe me 300 gramë sode, të cilën e keni shkrirë në ujë të valë dhe aktivizoni programin në 95 C pa para-larje. Nëse e keni opsionin e shpëlarjes shtesë, aktivizojeni.

Sa më i gjatë të jetë cikli, aq më shumë ndotësi do të mënjanohet. Kur programi të përfundojë shpëlarjet dhe centrifugat, përsëriteni procedurën e larjes në temperaturë të njëjtë, por kësaj radhe ia shtoni një litër uthull me alkool.

Ajo do t’i pakësojë gurët të cilët janë mbledhur në nxehës.

Kështu do t’ia zgjatni afatin e qëndrueshmërisë lavatriçes suaj, ndërsa në larjet e ardhshme do të harxhojë më pak energji.


Fjalet kyqe : keshilla  pastrimin  lavatriqes  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Pogaqe të ëmbla
Torte me mandarina dhe ajke (kreme panna)
Majoneza ne kushte te shtepis