Kamomili  për flokë të arta dhe të shëndetshme
Kamomili për flokë të arta dhe të shëndetshme

Kamomili për flokë të arta dhe të shëndetshme

Kuzhint.com

Mos rëndoni vazhdimisht flokët tuaja me lyerje të tepërta e të panevojshme, kur mund t’u jepni ngjyrën që dëshironi përmes mënyrave natyrale.

Nuk duhet të harroni se bojrat i bëjnë flokët të thata dhe pa ndriçim.

Me përdorimin e kamomilit do të arrini në kohë rekord rezultate të shkëlqyera, forcim rrënjësh dhe “hapje” ngjyre.

Pra, duke aplikuar një sasi të caktuar kamomili, në bazë të gjatësisë dhe dendësisë së flokëve që keni, por dhe duke qëndruar për pak kohë në diell do të shihni se shumë shpejt ato do të bëhen të arta e të ndritshme.

Pra, pa shpenzuar dhe pa i ngarkuar flokët me kimikate, mund të përfitoni nga forca e kamomilit, i cili jo vetëm është tërësisht miqësor ndaj fijeve të flokut por dhe mjaft i dobishëm për ato.

Mund të biondëzoheni gradualisht duke përdorur pak kamomil dhe duke bërë një ekspozim minimal në diell. /Albstroka/


Fjalet kyqe : keshilla  kamomili  floke  arta  shendetshme  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

NDRYSHONI "STIL" NE PIJE!
Turshi te perziera
Torte me arra