Kafeja shton produktivitetin në punë
Kafeja shton produktivitetin në punë

Kafeja shton produktivitetin në punë

Kuzhint.com

Shkencëtarët londinezë kanë zbuluar se kafeina përmirëson kujtesën dhe përqendrimin në punë, ndërsa punëtorët të cilët pinë kafe gjatë punës, bëjnë më pak gabime.

Edhe pse punëdhënësve nuk iu pëlqen kur u shkojnë punëtorët në pauzë për të pirë kafe, një studim i ri tregon se ky veprim i nxit punëtorët në produktivitet më të madh në punë.

Shkencëtarët londinezë kanë zbuluar se kafeina përmirëson kujtesën dhe përqendrimin në punë, ndërsa punëtorët të cilët pinë kafe gjatë punës, bëjnë më pak gabime.

Kafeja u shërben në veçanti atyre të cilët punojnë në ndërrime të natës dhe ka efekt të ngjashëm në organizëm sikurse gjumi i shkurtër.

Ekspertët thonë se kafeja mund të parandalojë edhe gabimet në punë, lëndimet, si dhe aksidentet në rrugë.

Këto rezultatet janë fituar duke analizuar 13 studime të veçanta në disa vende të botës.

Participantët janë ndarë në grupet që kanë pirë kafe në punë dhe ata që nuk kanë pirë.

Ndërsa punëtorët të cilët kanë pirë kafe kanë treguar rezultate më të mira. nga Kshilla dhe ide


Fjalet kyqe : keshilla  kafeja  shton  produktivitetin  pune  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Toptha Bore te vogla(kapela ruse)
Biskota me badem
Si behet gjiza e embel ose rikota( me kerkese te amvisave)