Kafeja nuk ju jep vetëm shije, por edhe bukuri
Kafeja nuk ju jep vetëm shije, por edhe bukuri

Kafeja nuk ju jep vetëm shije, por edhe bukuri

Kuzhint.com

Kafeja nuk ua rregullon vetëm humorin dhe t'ua largojë gjumin.

Ajo mund të përdoret edhe për të ruajtur bukurinë tuaj.

Ka dëshmi shkencore se nëse konsumoni 1 deri në 2 kafe brenda ditës do të keni një pamje më të bukur.

Në fakt një filxhan kafeje ju jep më shumë antioksidantë se një frutë, gjë që ndikon në bukurinë e lëkurës.

Përveç kësaj kafeja mund të përdoret edhe për të lyer fytyrën, trupin dhe flokët.

Ja se si...

Kafeja është e pasur në antioksidantë.

Përveç duke e pirë ju mund të përfitoni edhe duke e vendosur në formë maske në fytyrë.

Kështu kafeja mund të luftojë plakjen e lëkurës duke eliminuar toksinat dhe duke e mbrojtur atë nga radikalet e lira nga ndotja, tymi i cigares etj.

Kafeja është diurektike.

Pra, kur aplikohet në lëkurë, ajo ka vetinë të largojë lëngjet nga qelizat e dhjamit duke i bërë ato të tkurren dhe duke pakësuar përkohësisht dukshmërinë e celulitit.

Një crub i sugjeruar për këtë trajtim përbëhet nga një kupë mbetje kafeje (ajo që mbetet pas bërjes së kafes ekspres), gjysmë kupe sheqer i bardhë ose i vrugtë dhe një kupë vaj kokosi, preferon Anabel.

Përbërja masazhohet në trup pas larjes dhe shpëlahet me ujë të ngrohtë.

Kafeja, jo vetëm i lë flokët të mëndafshta, por e masazhuar në skalp, kafeina mund të nxisë rrënjët e flokëve për një rritje më të shpejtë.


Fjalet kyqe : keshilla  kafeja  vetem  shije  edhe  bukuri  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Embelsir me kakao
Embëlsirën Spanjolle
Buka