Kadaif me festeka dhe gjize ( recete turke)
Kadaif me festeka dhe gjize ( recete turke)

Kadaif me festeka dhe gjize ( recete turke)

Kuzhint.com

Perberesit:

250 gr Kadaif

150 gr Gjize

100 gr Gjalp (buter)

200 gr Sheqer

Nje luge qaji leng limoni

Festeka te coptuara per dekorim

Pergaditja:

Ngrohim furren ne 175 Grad.

Hedhim sheqerin me 150 ml uje ne tenxhere dhe e vendosim mbi zjarre te zihet per 5 minuta.

Pastaj ia shtojme lengun e limonit dhe e largojme nga zjarri.

Gjalpin e shkrire e perziejme me kadaifin.

I ferkojme me duar kadaifin deri sa te ndahen fijet si dhe gjalpi te shperndahet mire.

Gjysmen e kadaifit e hedhim ne nje tepsi te vogel te rrumbullaket pastaj siper i hedhim gjizen ne tere siperfaqen dhe krejt ne fund e mbulojme me pjesen tjeter te mbetur te kadaifit.

Te pjeket ne furre 30 minuta.

Mbas 30 minutave e largojme nga zjarri e lem te ftohet dhe e sperkasim me sherbetin e pergaditur me heret.

Dekorimin e embelsires ne pjate e bejme me festek te coptuara.

Quelle: www. eatsmarter. de


Fjalet kyqe : embelsira  kadaif  festeka  gjize  recete  turke  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Salate greke
Kekë me çokolladë dhe qershia nga Blerta Morina Gashi
EKLER