Kacamak me Këpurdha të pjekura
Kacamak me Këpurdha të pjekura

Kacamak me Këpurdha të pjekura

Kuzhint.com

Përbërsit (rreth 4 porcione): 0. 5 kg këpurdha, të coptuara në gjysmë ose feta 2 lugë gjelle vaj ulliri 1 lugë gjelle uthul balsamike 1 lugë gjelle hudhër e grirë imët Kripë dhe piper i zi sipas shijës gotë majdanoz Për Kaçamakun nevojiten: 2 gota qumësht 1 gota ujë luge e çajit kripë gotë miell i misrit për kaçamak 2 lugë gjelle gjalpë gotë djath parmesan i grirë në rende Kacamak me Këpurdha te pjekura - receta gatimi Gatimi Furrën e parangrohim në 200 grade C.

I vendosim këpurdhat e pastruara në një tavë dhe i përziejmë me vajin e ullirit, uthullën balsamike, hudhrën e grirë, kripën dhe piperin.

Këpurdhat i pjekim në furrë për 15-20 minuta ose derisa të zbuten.

I përziejmë një ose dy herë gjatë pjekjes.

Pas pjekjem e shtojmw majdanozin sipas deshires. Në ndërkohë e përgatisim kaçamakun sipas recetës tuaj apo si udhëzim mund të përdorni recetën në vazhdim. Në një tenxhere vendosim qumshtin, ujin, kripën dhe e lëmë të marrë valë në zjarr të avashëm.

Pasi masa merr valë e shtojmë miellin e kaçamakut dhe përziejmë mirë që të mos formohen kokrriza.

E ulim zjarrin dhe e përziejmë masën mirë çdo 5 minuta derisa masa të bëhet e njëtrajtshme pas rreth 30 minutash zierje.

E largojmë tenxherën nga zjarri dhe shtojmë gjalpin dhe parmezanin. Shtojmë këpurdhat e pjekura sipër kaçamakut nëpër enë për servim.

Gjella rekomandohet të shërbehet e nxehte.


Fjalet kyqe : tradicionale  kacamak  kepurdha  pjekura  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Tave me kofsh pule dhe oriz bere nga Era Rexhepi
Reçel i shijshëm me kumbulla
Musak me oriz