Jiaozi në Kinë- Ravioli në Itali- Pelmeni në Rusi
Jiaozi në Kinë- Ravioli në Itali- Pelmeni në Rusi

Jiaozi në Kinë- Ravioli në Itali- Pelmeni në Rusi

Kuzhint.com

Si një lloj ushqimi tradicional kinez, jiaozi është një simbol kulturor, por në jetën reale shumë procese janë thjeshtësuar, si për shembull, sot në qytete njerëzit e zënë me punë, shumë rrallë i përgatisin vetë Jiaozi, në festë ose kur kanë gëzime familjare, shkojnë në supermarkete për të blerë Jiaozi të para përgatitura, ose e gjithë familja shkon në restorant për të ngrënë Jiaozi. Jiaozi është një lloj ushqimi prej mielli gruri, që përgatitet në pite të vogla, të mbushura me mish ose perime.

Pasi të zihen në ujë të valuar, ato mund të hahen me salca të ndryshme.

Në të kaluarën,

Jiaozi ishte kryesisht një ushqim festiv dhe hahej në vigjilje të natës së Festës së Pranverës, kurse tani hahet në çdo kohë nga kinezë.

Në zakonet e doket kineze Jiaozi përgatitet me shumë mjeshtri. Jiaozi mund të përgatitet me shumë lloje ushqimesh, si zarzavate, mish, fruta deti, etj.

Këto materiale, pasi të pastrohen, grihen të imta.

Në të kaluarën ato priten me thikë në një copë druri të kuzhinës, ku nga goditja e thikës së kuzhinës mbi drurin e kuzhinës shkaktohet një zhurmë e madhe, shumë ritmike. Pasi të përgatiten mirë materialet e mbushjes së Jiaozi-së, do të fillojnë mbushja e piteve të brumit. Guo Tie : Jiaozi të skuqura me shije fantastike tamam si byreçka të vogla.

Janë të mbushura brenda me mish derri dhe lakër Shui Jiao (jiaozi të ziera): Këto bëhen me petë brumi dhe mbushen me mish derri dhe perime. Zheng Jiao (jiaozi në avull): Janë më delikate se jiaozi-të e ziera, bëhen me një petë tepër të hollë.

Brenda mund të mbushen me mish derri, karkaleca deti, lakër dhe perime të ndryshme. Har Gow: jiaozi të tejdukshme me karkaleca deti dhe me një petë tepër transparente dhe të hollë.

Zakonisht gatuhet me mish derri, qepë të njoma dhe rrënjë bambuje për shije.

Ky lloj është më i vështiri për t'u realizuar, për shkak të hollësisë së petës. Haam Sui Gok: Jiaozi e skuqur e gatuar me miell orizi.

Mbushen me mish derri dhe kremvice po ashtu me arrë koksi dhe salcë të ëmbël fasulesh. Kultura kineze e jiaozi-ve ka ndikuar edhe tek kuzhina e vendeve fqinje. Mandu (Kore): Mulmandu janë jiaozi të mbushura, ndërkohë jjinmandu janë jiaozi të përgatitura në avull.

Gunmandu janë jiaozi të skuqura.

Të gjitha këto mund të mbushen me mish derri, mish vici, kimchi ose peshk. Gyoza (Japoni): Versioni japonez i guo tie, por me një petë më të hollë e mbushur me mish derri dhe hudhra. Jiaozi tajlandeze: Bëhen me makarona orizi në avull dhe ngjajnë me gatimin vietnamez Bánh Cuốn. Samosas (India): Këto janë jiaozi të skuqura dhe shpesh mbushen me perime, patate, ose mish qengji, zakonisht janë pikante dhe shërbehen me salca të ndryshme. Gujia (Indi): Ky tip gatimi mbushet me një përzierje të ëmbël frutash dhe skuqet.. Si vajtën Jiaozi-të nga Kina në Europë Pierogi (jiaozi polake): Mund të zihet, skuqet ose piqet.

Bëhet me miell të bardhë dhe mbushet me patate, lakër turshi, mish ose fruta. Vareniki (Jiaozi ukrainase): Versioni ukrainas i jiaozi-ve pierogi zakonisht mbushet me lakër turshi, djath, patate dhe mish, ose mund të shërbehet me fruta dhe djathë.

Gatuhen në avull dhe shërbehen me vaj ose gjalp. Pelmeni (Rusia): Jiaozi ruse me miell të bardhë, e mbushur me mish viçi derri apo qengji dhe me shumë erëza.

E ka origjinën nga kuzhina siberiane, nëpërmjet Kinës. Kreplach (izraelit): Jiaozi-të izraelite ngjasojnë me tortellini-t italiane, mbushen me mish ose patate dhe shërbehen me supë.

Ashtu si edhe disa tipe makaronash italiane, brumi i tyre është i pasur në vezë. Mantija është një gatim tradicional i Turqisë dhe Lindjes së Mesme.

Në disa vende të Azisë njihet me emrin "mantu" ose "mandu".

Origjinën e saj e ka nga Azia Qendrore dhe thuhet ka ardhur nëpërmjet mongolëve e më pas u përhap nga turqit.

Janë shumë të ngjashme me tortellinit e kuzhinës italiane por nuk duhen ngatërruar me to.

Gatuhet në forma të ndryshme.

Përmbajnë vezë, miell dhe mbushen me mish të grirë dhe qepë. Khinkali (supë gjeorgjiane me jiaozi): Mbushet me mish pikant dhe shërbehet me piper të zi. Ka dhe disa gatime të tjera që nuk janë tamam jiaozi, por mund të futen në të njejtën kategori. Në Itali ravioli, tortellini etj. , futen në kategorinë e jiaozi-ve.

Shtresa e hollë e brumit mbushet me mish, djath ose perime të gatuara.


Fjalet kyqe : receta  huaja  jiaozi  kine  ravioli  itali  pelmeni  rusi  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Keke me banane nga Buqe Ferizi
Torte me Kokos dhe Lajthi
Torte me banane dhe krem çokolate