Japrakë Gucie
Japrakë Gucie

Japrakë Gucie

Kuzhint.com

Perberesit per 4 persona:

1 kokë lakër jeshile,

400 gr tul lope,

2 kokë qepë,

80 gr oriz,

majdanoz,

200 gr shirita proshute,

1 lugë miell, vaj,

kripë dhe piper i zi.

I ndajmë gjethet e lakrës, ua presim damarët dhe i kaurdisim në ujë të valuar.

E grijmë qepën dhe e skuqim në vaj.

Mishin e presim në kube, të cilët i shtojmë në tigan.

Hedhim kripë dhe grijmë piper të zi.

E shtojmë orizin dhe majdanozin e grirë.

Sipër një gjethi lakre vëmë nga masa me mish dhe oriz dhe i mbështjellim japrakët.

Të njëjtën gjë e bëjmë me gjethet dhe masën e mbetur.

Mbështjellim nga dy copë proshutë, të cilat i vëmë mes japrakëve.

Në tenxhere hedhim ujë, sa për ti mbuluar japrakët.

Sipër vëmë një gjeth lakre jeshile dhe një pjatë.

Tenxheren e vëmë në zjarr.

Japrakët i ziejmë 2 orë.

Në tiganin në zjarr hedhim vaj.

Në vajin e nxehtë e skuqim miellin.

Grijmë piper të zi.

Këtë fërgesë e hedhim në tenxhere.

E nxjerrim pjatën nga tenxherja dhe pas disa minutave, e heqim tenxheren nga zjarri.

Në tenxhere tjetër me ujë të valuar në zjarr përziejmë pandërprerë me tel kuzhine dhe e hedhim pluhurin për pure.

Pasi pureja bëhet e dendur, e heqim tenxheren nga zjarri.

Nxjerrim disa japrakë nga tenxherja dhe e vëmë në pjatën për servirje.

I servirim edhe copët e proshutës dhe purenë.

Zbukurojmë me dy degë kopri dhe dy domate.


Fjalet kyqe : tradicionale  japrake  gucie  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Hani për ta mposhtur diabetin
Rritini thonjtë me limon, vaj dhe hudhër
Mufinsa me molle ne forme trendafili