Ja se si të shkrini mishin në mënyrë të shpejtë
Ja se si të shkrini mishin në mënyrë të shpejtë

Ja se si të shkrini mishin në mënyrë të shpejtë

Kuzhint.com

Doni të piqni mish për darkë, por nuk e keni nxjerrë disa orë më parë nga frigoriferi?

Kujt nuk i ka ndodhur?

Nëse nuk doni ta ngrohni mishin në mikrovalë dhe të mos vonoheni për të gatuar darkën, mjafton të merrni dy tenxhere metalike.

Njërën kthejeni përmbys dhe vendosni qesen e mishit.

Sipër vendosini tenxheren tjetër të mbushur me ujë.

Prisni 5-10 minuta (varet sa trashë është prerë mishi), dhe mishi do të jetë gati për t’u gatuar.

Si funksionon? Metalet janë një përcjellës i mirë i nxehtësisë dhe veçanërisht alumini është një përcjellës i mirë i nxehtësisë së ambientit, e cila mundëson në shkrirjen e shpejtë të mishit.

Pesha e ujit, duke ushtruar presion rrit sipërfaqen e kontaktit, kështu që përçohet më shumë nga nxehtësia e ambientit, e cila çon në një kohë më të shpejtë të shkrirjes.


Fjalet kyqe : keshilla  shkrini  mishin  menyre  shpejte  shendetshme  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Xhenxhefilli i mirë për ftohje
Pite e zbuluar
Nje vallezim i vecant per nje barke te shesht!!!!