Ilaçi popullor kundër reumës
Ilaçi popullor kundër reumës

Ilaçi popullor kundër reumës

Kuzhint.com

Reuma është sëmundje e shpeshtë, e me kalimin e viteve kufiri me këtë sëmundje është gjithnjë e më i ngushtë.

Simptomat e gihtit dhe reumës janë shumë të ndjeshme, dhimbja nuk durohet, por mund të zbutet me ilaçet e vjetra popullore.

Autori i recetës, që në librin e vet “Bimët Shëruese”, në vitin 1967, kishte botuar recetën, ka theksuar se kjo recetë u ka ndihmuar shumë njerëzve që vuanin nga reuma dhe gihti.

Krejt çfarë ju nevojitet janë 50 gramë burbuqe të thara nga plepi i zi.

Përgatitja:

Burbuqet e thara i bluani dhe i shndërroni në pluhur (më së miri në mullirin ku bluani kafenë).

Përzieni pluhurin me 100 g gjalpë të freskët pa kripë, i bashkoni mirë dhe e ruani në frigorifer në një enë të mbyllur.

Përdorimi:

Ilaçin e përdorni në pjesët e trupit ku ndjeni dhimbje nga reuma dhe gihti.

Burbuqet nga plepi i zi kanë efekt të fortë septik, kundër viruseve, helmeve, efekt analgjetik dhe kanë efekt qetësues.

Pos zbutjes së simptomave nga këto sëmundje, burbuqet e plepit të zi përshpejtojnë shërimin e plagëve, e në mjekësinë popullore përdoren edhe në shërimin e hipertensionit, dhimbjeve të kokës, bronkitisit, inflamacioneve në mushkëri.

(Kosova Sot)


Fjalet kyqe : keshilla  ilaqi  popullor  kunder  reumes  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Helmi i nje grenze vdes qelizat e kancerit?
 Torte angleze me mak
Keshilla per gatim: Si ta ruajme gjate mishin te fresket?