Humbni peshë duke pirë kafe: Mjafton që të dini këtë trik
Humbni peshë duke pirë kafe: Mjafton që të dini këtë trik

Humbni peshë duke pirë kafe: Mjafton që të dini këtë trik

Kuzhint.com

Makiato, latte, kafe shtëpie, kapuçino – me kaq shumë lloje të kafesë juve nuk mund të mendoni për ndonjë lloj të ri.

Por, gjalpë-kafeja po bëhet gjithnjë e më shumë e famshme.

Espreso e dyfishtë me shkumë të trashë, një lugë gjalpë si dhe një lugë vaj kokosi tingëllon paksa çuditshëm, por kjo është përhapur tashmë në Amerikë dhe ka arritur edhe në Britani të Madhe.

Studimet e fundit kanë zbuluar se yndyra është më e mirë se sheqeri, veçanërisht kur bëhet fjalë për peshë.

kafeja me yndyrë tani mund të porositet në disa vende në Londër, poashtu është e lehtë për tu përgatitur edhe në shtëpi.

Disa nga adhuruesit e pijnë edhe në vend të vakteve ushqimore.

Ata thonë se kombinimi i përbërësve e bën që të jetë një vakt i mëngjesit i përsosur në filxhan, por në të njejtën kohë siguron energji, përmirëson koncentrimin, djeg kalori dhe mban ndjenjën e ngopjes.

Si negative mund të llogaritet se përban shije të veçantë dhe se ata që e pine për here të parë kanë gjasa të kenë probleme me diarre dhe vjellje.

Kjo pije yndyrore është projektuar nga sipërmarrësi amerikan Dave Espej, i cili kishte pirë çaj me gjalpë derisa udhëtonte për në Tibet.

Pra, i erdhi ideja për të hartuar një pije të tillë me karbohidrate të ulëta dhe nivele të larta të yndyrës, dhe siç thekson ai të mbron kundër lodhjes dhe disa sëmundjeve kronike si dhe lejon humbjen e peshës.

Ata që e pine në mëngjes këtë pije mbeten të ngopur deri në drekë.

Gjalpë-kafeja bëhet nga kafeja organike, gjalpë pa kripë (i marrë kryesisht nga lopët me bar ushqyes) si dhe vaj kokosi organik.

Me përzierjen e këtyre përbërësve fitohet kafe me shkumë me aromë kokosi që qëndron në gojë edhe pas pirjes.

Shumë nutricionistë kanë aplikuar tashmë këtë dietë dhe e mbështesin atë, por në të njejtën kohë ekspertët thonë se kjo ndikon edhe në humbjen e peshës.


Fjalet kyqe : keshilla  humbni  peshe  duke  pire  kafe  mjafton  dini  kete  trik  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Revani me kosë
Biskota te mbushura
Torte me dardha dhe çokolate