Hap patatinat, gjen një dhëmb njeriu!
Hap patatinat, gjen një dhëmb njeriu!

Hap patatinat, gjen një dhëmb njeriu!

Kuzhint.com

Një grua në Texas ka deklaruar se mori një dhuratë falas në qesen e patatinave Lay`s.

Fatkeqësisht nuk ishte ndonjë dhuratë e këndshme, por nga ato që të bëjnë të vjellësh.

Teksa po përtypte patatinat me shije proshute derri dhe djathi kaçkavall, ajo dalloi diçka të fortë që s`ishte proshutë.

Ajo pa që ishte një dhëmb njeriu bashkë me rrënjën e tij.

E tmerruar, ajo e bëri publike këtë histori në një radio lokale në Huston,

“Në fillim unë dhe vajza ime menduam se mund të ishte një nga dhëmbët e mi, por pasi i kontrollova një për një ato me gisht dhe asnjë prej tyre nuk mungonte, atëhere mendova se ky dhëmb ishte brenda në patatina”- pohoi ajo.

Ajo kontaktoi menaxherët e patatinave Lay`s të cilët i kërkuan asaj të dërgontë mbrapsht në kompani qesen e e patatinave dhe dhëmbin për ekzaminim.

Deri më tani nuk ka asnjë deklaratë zyrtare për këtë rast të rrallë.


Fjalet kyqe : kuriozitete  patatinat  gjen  dhemb  njeriu  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Gjumi i natës i foshnjave dhe gabimet që prindërit bëjnë
Makarona me salmon
Tagliatelle me salmon dhe salce