Hani peshk të paktën një herë në javë
Hani peshk të paktën një herë në javë

Hani peshk të paktën një herë në javë

Kuzhint.com

Hani peshk të paktën një herë në javë për shëndet të mirë sepse peshku është një thesar i vërtetë shëndetësor, kështu që duhet ta hani atë të paktën një herë në javë, këshillojnë ekspertët.

Peshku është një ushqim i duhur për trurin.

Qoftë fileto, i pjekur në furra apo në skarë, dhe pa marrë parasysh se sa përmban omega-3, ekspertët rekomandojnë që peshkun ta konsumoni të paktën një herë në javë.

Memoria është shumë më e mirë tek njerëzit të cilët hanë peshk rregullisht, se sa tek ata që nuk e bëjnë këtë, tregon gjithashtu kërkimi shkencor.

"Hulumtimi ynë tregon se njerëzit të cilët hanë më shumë peshk të pjekur në furrë, në skarë apo të zier se sa të skuqur, kanë kujtesë shumë më të mirë.

Megjithatë, ende nuk e kemi gjetur ndonjë lidhje të qartë në mes të niveleve të acideve yndyrore omega-3 dhe ndryshimeve në tru.

Prandaj, në thelb, rekomandohet çfarëdo peshku.

Sigurisht, i kemi ekzaminuar të gjithë faktorët që ndikojnë në jetë, ndërsa dieta është vetëm një prej tyre", thotë profesori i psikiatrisë në universitetin e Mjekësisë në Pitsburg, dr.

James Becker, ndërsa përcjell Daily Mail.

Prandaj, në dietën tuaj përfshini peshk të zier, të pjekur në furrë apo të pjekur në skarë, të paktën një herë në javë.

Shperdaje nese e lexon kete artikull !!!


Fjalet kyqe : keshilla  hani  peshk  pakten  here  jave  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte me dy kreme per ditelindje
Embelsire me  pije fanta
Dredhëzat dhe boronicat mbrojnë nga infarkti