Hallvë  me miellë irmiku dhe me sos çokollate
Hallvë me miellë irmiku dhe me sos çokollate

Hallvë me miellë irmiku dhe me sos çokollate

Kuzhint.com

Përbërësit :

125 gr margarinë,

1 gotë çaji arra të shtypura,

2 gota uji miell irmiku,

2 gota uji sheqer,

4 gota uji qumësht,

2 lugë gjelle fistiqe (për t'ia hedhur sipër),

2 lugë gjelle vaj

Për sosin e çokollatës :

1 gotë uji qumësht,

1 lugë ëmbëlsire niseshte,

2 lugë gjelle sheqer,

2 lugë gjelle kakao,

2 lugë gjelle çokollatë fondente,

1 lugë gjelle margarinë

Përgatitja :

Në një tenxhere hedhim margarinën, vajin dhe e vendosim në zjarr të mesëm.

Më pas hedhim miellin e irmikut dhe fillojmë ta kavërdisim dalë ngadalë me lugë druri.

I hedhim edhe arrat dhe vazhdojmë t`i përziejmë.

Në një tenxhere tjetër hedhim qumështin, sheqerin dhe i lemë të ziejnë.

Kur mielli skuqet dhe merr një ngjyrë lajthie të hapur, i shtojmë me ngadalë shërbetin e përgatitur.

Me ndihmën e një luge vazhdojmë ta përziejmë derisa ta pijë të gjithë shërbetin.

E fikim zjarrin dhe pasi e mbulojmë tenxheren me kapak e lemë mënjanë hallvën.

E përziejmë herë pas here në mënyrë që të ftohet dhe pasi të bëhet e vakët, me një filxhan çaji e vendosim në pjata.

Filxhanin e mbushim me hallvën dhe pasi e shtypim mirë e kthejmë përmbys në pajtën ku do ta shërbejmë.

Sipër i hedhim sosin e kakaos.

Përgatitja e sosit të çokollatësVendosim qumështin në tenxhere dhe pasi i hedhim niseshten dhe kakaon fillojmë t`i përziejmë.

Ndezim zjarrin dhe me telin përzierës vazhdojmë t`i përziejmë.

Kur të fillojnë të ziejnë i shtojmë sheqerin.

Pasi të ziejë edhe pak i hedhim margarinën dhe e heqim nga zjarri.

I shtojmë dhe çokollatën dhe pasi e përziejmë mirë derisa të shkrihet e lemë pak të ftohet dhe ia hedhim hallvës sipër.


Fjalet kyqe : embelsira  hallve  miell  irmiku  qokollate  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Biskota te mbushura me gjeme molle nga Egzontina Ismaili
Bukë e zezë me miellë integral
Disa njohuri per depresionin