Gurabije me arra dhe sherbet
Kuzhint.comPërbërësit për brumin: 2 filxhanë e gjysmë me miell, 1/2 gotë kos, 1/2 gotë vaj ulliri, 1 lugë çaji pluhur fryrjes, 6 luge gjalpë të butë.
Mbushja: 3/4 filxhanë çaji me arra 1/2 luge kanellë.
Për sherbetin: 2 e gjysmë filxhan çaji me ujë, 2 e gjysmë filxhan çaji me sheqer, pak lëng limoni.
Përgatitja: Ziejmë përbërësit e sherbetit, rreth 15-20 minuta dhe e lëmë të vaket.
Përgatisim brumin e gurabijeve dhe e lëmë të pushoje në frigorifer, të mbështjellë për rreth 20 minuta.
Më pas, e ndajmë në18 toptha të njëjtë dhe i hapim me duar.
Shtypim lehtësisht kulaçët e hapura me dorë.
Në mes të tyre, vëmë mbushjen me arra të përziera me kanellë dhe i mbyllim gurabijet me kujdes.
I vëmë të piqen me pjesën e mbylljes poshtë, në furrë të ngrohtë në 180 �, derisa të marrin ngjyrë të arte (rreth 30 minuta).
U shtohet sherbeti, mbulohen dhe lihen të ftohen.
tek: www. living. al
Fjalet kyqe : gurabije arra sherbet